Burri i shkruan se po e lë për të motrën e saj, përgjigja e gruas do ju habisë

Shpërndaje

Martesa ka shpesh uljet dhe ngritjet e saj, por ndonjëherë përfundon në divorc. Dhe nëpërmjet një letre, ky bashkëshort e lajmëroi gruan se po e linte, për të motrën e saj. Dhe përgjigja e saj ishte thjesht epike. Më poshtë, gjeni të dy letrat,

“E dashur grua, Po ta shkruaj këtë letër për të thënë që po të lë për mirë. Kam qenë një burrë i mirë për 7 vitet e martesës sonë dhe nuk kam asgjë për të të treguar. 2 javët e fundit kane qenë të vështira për mua. Shefi yt më njoftoi që kishe dhënë dorëheqjen sot dhe kjo ishte më shumë sesa mund të përballoja. Javës që shkoi, erdhe në shtëpi dhe as nuk e dallove që kisha një model të ri flokësh, që kisha gatuar vaktin tënd të preferuar dhe madje kisha veshur një palë të brendshme të reja. Hëngre për 2 minura dhe shkove drejt e të shtriheshe pasi pe të gjithë serialet e tua. Nuk më thua më që më do, nuk do të bëjmë seks apo asgjë që na lidh si burrë e grua. Ose po më tradhëton, ose nuk më do më; cilido qoftë rasti: ka marrë fund dhe unë po të lë.
Ish-bashkëshorti yt, P.S Mos u mundo të më gjesh. Motra jote dhe unë po zhvendosemi në West Virginia! Një jetë të lumtur!”

“I dashur ish-bashkëshort, Më beso, asgjë nuk ma ka zbukuruar ditën më shumë sesa të merrja letrën tënde. Është shumë e vërtetë që unë dhe ti kemi 7 vjet martuar, pavarësisht se gjëja e fundit që ti mund të kesh qenë është një burrë i mirë. I shoh serialet aq shumë sepse ato mbysin ankesat e tua të vazhdimta, dhe pse nuk funksionon. Sigurisht që e vura re që kishe ndryshuar modelin e flokëve javës që kaloi, por gjëja e parë që më erdhi në mendje ishte “Dukesh si vajzë!”. Dhe duke qenë se mamaja më mësoi të mos thoja asgjë nëse nuk ishte e këndshme, vendosa të mos e komentoja. Dhe kur gatove vaktin tim të preferuar, duhet të më kesh ngatërruar me motrën time, sepse unë nuk ha më mish që prej 7 vjetësh. Dhe përsa i përket të brendshmeve të reja: i injorova sepse etika 49.99 euro ishte ende e vendosur dhe po lutesha që të ishte një koincidencë që motra më kishte marrë borxh 50 euro në mëngjes. Pavarësisht gjithë kësaj, akoma të doja dhe ndihesha sikur mund të funksiononte mes nesh. Kështu që kur më ra llotaria për 10 milionë dollarë, dhashë dorëheqjen nga puna dhe bleva 2 bileta për në Jamaica. Por kur erdha në shtëpi, ti kishe ikur.
Çdo gjë ndodh për një arsye, besoj. Shpresoj të kesh jetën që gjithnjë ke dashur. Avokati më tha se letra që më shkrove siguron që mos të marrësh asnjë qindarkë nga unë. Kështu që kujdesu për veten. Firmos, ish- bashkëshortja jote, e pasur sa dreqi dhe e lirë! P.s Nuk e di nëse ta kam thënë ndonjëherë, por motra ime Carla ka lindur Carl. Shpresoj që mos të jetë problem.”/Blitz.al/

Loading...