MaqedoniTop Lajme

Çka e shkaktoi aksidentit fatal në Llaskarcë? (Video)

Shpërndaje

Asfalti në vendin ku autobusi i “Durmo Tours” e humbi kontrollin, nuk ka asnjë gropë. Nuk ka as shenja të frenimit. Pamjet e Klan Maqedoni, tregojnë se gomat nuk janë të plasura … E ekipet e forenzikë kontrolluan edhe gomën rezervë.

Një pjesë që lidh dy gomat e para shihet që nuk është në vendin e vet, por është e mundur që pjesa të ishte thyer në momentin e përplasjes… Pikërisht kjo pjesë u hetua më gjatë nga ekipet e forenzikës.Kompania thotë që i servison dhe mirëmban autobusët rregullisht. Pronari thotë që është biseduar me vozitësin… Ka thënë që ai vetë e ka humbur kontrollin.

Banorët që erdhën të parët në vendngjarje, thonë që është e mundur që shoferi të ketë qenë i sëmurë nga diabeti dhe ta ketë humbur vetëdijen për një moment.

Loading...