RajoniTop Lajme

Dhuna përballë kryeministrisë, ja reagimi i BE-së dhe Ambasadës Amerikane

Shpërndaje

Ka ardhur edhe reagimi i parë i ambasadës Amerikane në Tiranë dhe delegacionit të Bashkimit Evropian, lidhur mbi ngjarjet që po ndodhin përballë Kreyeministrisë, ku ka pasur akte dhune nga protestuesit. Delegacioni i Bashkimit Evropian i ka bërë thirrje palëve politike të jenë të përmbajtura, ndërkohë që kanë dënuar përdorimin e dhunës.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për t’u shprehur përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës nuk janë të pranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe çrregullimin e mëtejshëm”, thekson BE.

Ndërkohë që Ambasada Amerikane ka dënuar me forcë aktet e dhunës dhe shkatërrimin e pronës nga protestuesit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive.”, shkruan Ambada Amerikane.

Loading...