MaqedoniTop Lajme

Fakulteti i Arkitekturës në Shkup me program përkujtimor për Bejza Uzeiri, e cila e humbi jetën në aksidentin tragjik

Shpërndaje

Endrrat e tua sapo kishin filluar, ti besoj se do te ndertoje nje bote me shtepi te bukura qe do te shkëlqenin nga rrezet e diellit, ti besoje se një ditë profesioni yt do te ngre në piedestalin më të lartë, por ti u ngrite në qiell e dashur mike, shoqe e kolege, sikur të gjithë fjalët tona të bëheshin bashkë nuk do mundnim dot ta ngushllonim një nënë që kishte rritur një fëmijë aq te edukuar, nuk do mundnim të ngushllonim as një baba qe kishte mesuar atë se c’është sakrifica e sic thuhet: “të ngushëlluarit është gjëja më e vështirë për njeriun, ashtu sic është të uruarit gjëja më e lehtë”.

Nga kjo që ndodhi ne mësojme se asgje ne jetën tonë nuk është e sigurt sepse një tragjedi mund të ndodh më shpejt se sa të bashkosh sytë, më shpejt se sa lotët tona që rrjedhin pa pushim.

Cfare tju themi atyre qe shpirti i është këputur, cfare tju themi atyre që se duan më të nesërmen pa fëmijet e pa prindet e tyre?! Fuqit tona perball kesaj ndodhie jane te pakta por ne të permtojme se punimet e tua do të jenë të zbukuruar me lule për të mbetur kujtimet më të bukura per ne. Ndërsa juve Jasin Salih, Jovana Gramatikova, dhe Jasin Sejfuli ju dëshirojmë shërim sa më të shpejt dhe të ktheheni përsëri , dhe të shihemi përsëri në koridoret e fakulltetit tone. Prehu në paqe Bejza Uzeir, përgjithmonë do jetosh në zemrat dhe mëndjet tona!

Bejza Uzeiri, ishte studente e Arkitekturës në Shkup dhe njëra nga viktimat e aksidentit të 13 shkurtit, ku tragjikisht humbën jetën 14 persona. Ajo ishte 21 vjeçare nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit. U varros ditën e djeshme.

Loading...