Rajoni

Gjermani që ka rënë në dashuri me shqiptarët – në festën e pavarësisë bën tatuazh shqiponjën në kokë

Shpërndaje

Nuk është adhurues vetëm i tatuazheve, por edhe i kombit shqiptar.Bëhet fjalë për shtetasin gjerman Guido Pohlmächer, i cili ‘ra në dashuri’ me shqiptarët, pas miqësisë me familjen Hoti nga Rugova e Hasit e cila jeton në Gjermani.

Dy vjet më parë 37 vjeçari gjerman nga qyteti Heilbronn i landit Baden-Württemberg kishte bërë një Tatoo në faqe me shqiponjën kuq e zi.

Në të kishte vizatuar shkronjën A (Albania) shenjë ndërkombëtare e Shqipërisë dhe D(Deutchland) shenjë ndërkombëtare e Gjermanisë.

E për fillimin e dytë të dekakës së shtetësisë së Kosovës, Pohlmächer ka bërë një tjetër gjest.

Ai ka bërë tatuazh simbolin me duar të shqiponjës në ballin e tij, ndërsa ka shkruar ‘Love Hoti’ (ku shpreh dashurinë për familjen nga Hasi i Rugovës me mbiemrin Hoti).

Loading...