Grabitet banka si në filma në Vizbeg të Shkupit, nuk ka të lënduar (Foto)

Shpërndaje

Nuk ka të lënduar dhe situata është lënë nën kontroll nga ana e institucioneve kompetente të cilët punojnë në zbardhjen e rastit, kumtuan nga “Halkbank Shkup” lidhur me grabitjen e sotme të armatosur në filialin në Vizbeg të Shkupit.

“Halkbank” i njofton edhe të gjithë klientët e saj se mjete e tyre janë të siguruara në pajtim me politikat e Bankës.

Paraprakisht nga MPB-ja konfirmuan se në SPB Shkup sot rreth orës 13:00 u raportua se në rrugën “Jadranska Magistralla” (Magjistralia e Adriatikut), autorë të panjohur kanë plaçkitur dhe duke kërcënuar me armë nga kasaforta kanë marrë një shumë të pacaktuar parash.

Ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit.

Loading...