Haradinaj, Pacolli dhe gishti i komisionarit Johanes Hahn (Foto)
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i shoqëruar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli kanë takuar Komisionarin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, të cilit i kanë thënë se Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran.
Haradinaj dhe Hahn kanë diskutuar së bashku me zëvendëskryeministrin Pacolli, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, transmeton Gazete e Re.
“Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perendimorë. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo. Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndryshe, në foton e publikuar nga Pacolli, komisioanri Hahn shihet ‘pak’ i nervozuar i cili iu drejtohet me gisht udhëheqësve nga Kosova.