Haradinaj: Zveçani dhe Leposaviqi janë të shqiptarëve, nëse tentojnë me i lëviz i hedhin barut zjarrit

Shpërndaje

Deputeti i AAK-së, njëherit vëllai i kryeministrit, Daut Haradinaj ka deklaruar sot se edhe komuna e Leposaviqit edhe e Zubin Potokut që po përfolën për t’u shkëmbyer me Serbinë janë të shqiptarëve.Sipas tij nëse dikush tenton të i lëviz këto, atëherë “po i hedh barut zjarrit”.

I pyetur nga gazetari i Klan Kosovës, Kushtrim Sadiku gjatë një intervistë më të nëse Zveçani dhe Leposaviqi janë “ tonat” të shqiptarëve, ai tha po.

“Për mu po, kanë qenë dhe do të jenë. Por në rast se do të tentohet të lëvizin ndryshe atëherë do të i hedhin barut zjarrit”, ka thënë ai në emisionin “Info magazine” të Klan Kosovës.

Loading...