Ja ku do të shkojnë 500 mijë eurot e pavarësisë (Dokument)

Shpërndaje

Për të shënuar 11 vjetorin e pavarësisë Qeveria e Republikës së Kosovës nuk po kurse para.

Rreth 500 mijë euro janë ndarë nga ekzekutivi për të shënuar këtë përvjetorë të shtetit të Kosovës.

Por mbi 300 mijë euro do të i marrë vetëm kompania “DIZARIUM”, e cila ka fituar tenderin këtë tenderë.

Vetëm rregullimi dhe stolisja e sheshit do ti kushtoj buxhetit të shtetit më shumë së 100 mijë euro, shkruan gazeta inFokus.

Në bazë të të dhënave që gazeta inFokus ka siguruar kjo kompani do të marrë mbi 137 mijë për rregullimin e sheshit.

Ndërsa mbi 32 mijë euro do të marrë për koncertin që do të mbahet me 17 shkurtë në sheshin e Prishtinës.

Gjithashtu në bazë të këtyre të dhënave mbi 4 mijë euro do të jepen nga buxheti për ceremoninë që do të mbahet në hotel “Venus”, shkruan gazeta inFokus.

Kurse ceremonia që është planifikuar të mbahet në Prekaz do të kushtoj mbi 52 mijë euro./Gazeta infokus

Loading...