Kjo është Valdeta Hamiti nëna e dy fëmijëve që humbi jetën në aksidentin Shkup–Tetovë
Valdeta Hamiti e lindur në vitin 1989 në fshatin Pallaticë të komunës së Zhelinës e martuar në Debresh të Gostivarit, nënë e dy fëmijve të mitur mbrëmë ka humbur jetën pas rrokullisjes së autobusit në rrugën Shkup – Tetovë.
Valdeta ishte e angazhuar në Universitetin Nëna Terezë, si asistente/profesoresh në Fakultetin e Shkencave Teknike.
Nga Debreshi ishte edhe Rametulla Abdurahimi djalë i vetëm në familje.
Ndryshe sot u identifikuan 14 viktimat e aksidentit tragjik ku disa janë varrosur e disa vazhdon obsuksioni dhe më pas tu dorëzohen familjeve.
Kologet e Valdetat Eminit njoftojne per vdekjen e saj:
Me pikëllim ju informojmë se mes viktimave të aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë është edhe kolegia jonë MSc Valdete Hamiti, asistente në Fakultetin e Shkencave Teknike.
Kolegët, por sidomos studentët humbën një profesoreshë të shkëlqyer, universiteti një kuadër tepër të çmuar.
Prehu në paqe kolege Valdete Hamiti!
Stafi i portalit FJALA & ALBAZONE ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, ndërsa të ndjerës ZOTI e shpëbleft me XHENNET!