Konjufca: Jam këtu për ta paditur shpifësin Dardan Molliqaj

Shpërndaje

Glauk Konjufca, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka dorëzuar sot padi në gjykatë, për shpifje kundër deputetit Dardan Molliqaj.

Konjufca tha se është shpifje e patolerueshme që dënohet me ligjet e Kosovës.

“Erdha këtu para pallatit të drejtësisë dhe po drejtohem kah Gjykata Themelore, jam këtu për ta paditur shpifësin Dardan Molliqaj, i cili ka thënë edhe në Kuvend të Kosovës, por sa për Kuvend të Kosovës ai e ka imunitetin nuk kisha pas çka me i bo, por sa i përket deklaratës së tij në njërin prej televizioneve tona publike se unë kam qenë punëtor i SHIK-ut dhe kam punuar për SHIK-un. E kam marrë deklaratën e tij me vete dhe do ta padisë në Gjykatën Themelore këtu në Pallatin e Drejtësisë. Është një shpifje e patolërueshme e cila dënohet me ligje të Kosovës. Ne kemi një legjislacion që e trajton këtë çështje. Ky ka qenë një mashtrim për të cilin ai duhet të jap llogari. Ai ka thënë publikisht që unë duhet ta demantoj, unë jo që po e demantoj por po e padis Dardan Molliqajn”, tha ai.

“Nga Pallati i Drejtësisë, i bëj thirrje Dardan Molliqajt t’i qes krejt çka ka për mua dhe ShIK-un”, shtoi ai./kp/

Loading...