Kush i shkruante komunikatat e UÇK-së për ekzekutimin e shqiptarëve të akuzuar për tradhti? Flet Sylejman Selimi

Shpërndaje

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka folur për komunikatat e lëshuara nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK’së për ekzekutimin e shqiptarëve të caktuar, të akuzuar si bashkëpunëtorë të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Selimi ka thënë në emisionin “Pressing”, se “asnjëherë s’e di kush i ka shkruar” komunikatat e tilla.

Ai ka deklaruar se as gjatë luftës, e as sot nuk di gjë për autorët e komunikatave të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së.

Selimi ka folur në veçanti për komunikatën për ekzekutimin e Gani Gecit nga Llausha.

“Komunikata për Gani Gecin ka qenë shumë e rëndë edhe për ne”, është shprehur Selimi.

Loading...