Lajm i keq për Xherdan Shaqirin

Shpërndaje

Faqja ndërkombëtare e futbollit ‘Goal’ e ka publikuar formacionin e mundshëm të Liverpoolit për ndeshjen ndaj West Ham Unitedit në xhiron e ardhshme në Premierligë.

Sipas ‘Goal’, futbollisti nga Kosova nuk do të aktivizohet nga minuta e parë, teksa do të ‘gozhdohet’ në bankë nga trajneri Jurgen Klopp.

Kujtojmë se Shaqiri nuk ishte në nivel në ndeshjen e fundit ndaj Leicester Cityt në barazimin e Liverpoolit me shifrat 1:1.

Goal.com’ e ka parashikuar saktësisht formacionin gjatë xhirove të fundit.

Ndryshe, Liverpool i prin kampionatit në Angli me 61 pikë, me pesë pikë më shumë se Manchester City (56) kur janë zhvilluar 24 xhiro.

Loading...