LAJMI FUNDIT: Identifikohen 14 viktimat e tragjedisë në autostradën Shkup-Tetovë (EMRAT)
Janë identifikuar tashmë 14 viktimat e tragjedisë së mbrëmshme të autobusit që u rrokullis në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë. Siç raportohet pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, nën 30 vjeç, ndërsa bëhet fjalë për administratorë dhe studentë nga Gostivari dhe rrethina.
– Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi
– Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur
– Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari
– Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit
– Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari
– Esat Emruli nga Gostivari
– Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari
– Besim Fetai nga Vrapçishta
– Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme
– Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit
– Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari
– Boban Avramovski, student i FON-it
– Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë
– Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.