Micotakis: Me çdo mjet do ta pengojmë anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Shpërndaje

“Do të shfrytëzojmë çdo mjet juridik dhe diplomatik për të zbutur pasojat negative të Marrëveshjes së Prespës, do të shfrytëzojmë të drejtën e vetos në hapjen e kapitujve për integrim të Shkupit në BE, ndërkaq nëse nuk kënaqen pozitat greke, kapitujt as që do të hapen për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian”, tha lideri i partisë opozitare Demokracia e RE, Krijakos Micotaqis.

Micotaqis shpjegoi se për të çështja nuk është e mbyllur edhe pse ekzistojnë çështje që janë “negative dhe të kryera, por përpjekjet nacionale nuk mbarojnë”.

Lideri i partisë opozitare shtoi se: “Do ta shfrytëzoj çdo mjet juridik dhe diplomatik për zbutjen e pasojave negative nga Prespa. Dhe nuk do ta lëshoj të drejtën e vetos për çdo kapitull në lidhje me integrimin e Shkupit në BE. Që vendi të hyjë në BE ekzistojnë 35 kapituj dhe patjetër që të mbarojnë që të shkojë përpara integrimi i Shkupi. Ata as nuk do t’i hapin, as nuk do t’i mbyllin, nëse paraprakisht nuk kënaqen pozitat greke”.

Loading...