Numri i viktimave shkon në 8 persona nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup- Tetovë
Para pak castesh zv.minsistri Agim Nuhiu konfrimoi se numri i viktimave nga 6 shkon ne 8 qe kane humbur jeten ne kete aksident tragjik në autostradën Shkup- Tetovë.
Numri i viktimave ka arritur në 8, ndërsa më shumë se 20 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit. Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu 8 viktima dhe shumë persona të lënduar.
“Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitete. Ekipet e policisë dhe ata të shëndetit publik kanë qenë të koordinuar, përfshi edhe zjarrfikësit, për fat të keq janë 8 viktima”, deklaroi Agim Nuhiu, zv ministër i brendshëm.
Ndërkaq personat e lënduar jane mbi 20 dhe po transportohen në Qendrën Klinike në Shkup dhe në spitalin 8 shtatori në Shkup.