Pamjet ekskluzive të vjedhjes nga dy zyrtarët e UNMIK-ut: Zyrtarja ruse dyshohet për spiunazh (Video)

Shpërndaje

Në një video, të cilën e ka siguruar RTV Dukagjini, shihen dy zyrtarë të UNMIK-ut, të cilët kryejnë një vjedhje të sofistikuar në një dyqan rrobash në kryeqytet. Njohësi i zhvillimeve të sigurisë, Agim Musliu mendon se bëhet fjalë për vepër spiunazhi pasi zyrtarja e UNMIK-ut është ruse. Sipas tij, ky rast duhet hetuar nga institucionet përkatëse.

Sikur nëpër filma, një zyrtare u UNMIK-ut me nënshtetësi ruse dhe një zyrtar me nënshtetësi të Shqipërisë janë kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur një çantë në një nga dyqanet e Prishtinës.

RTV Dukagjini ka arritur të sigurojë këtë video ekskluzive, në të cilën shihet veprimi i zyrtares në fjalë.

Në video çifti shihet duke e shmangur një kuletë, duke hyrë në garderobë me të, ku dyshohet se ia kanë hequr siguresën e alarmit dhe duke dalë nga garderoba.

Zyrtarja Jana Minochkina është këshilltare politike në UNMIK dhe ambasadore e të rinjve të OSBE-së në Kosovë.

Ajo është e martuar me Luis Bekteshin.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se si dy zyrtarët janë ndalur pas aktit të vjedhjes, meqë punëtorët e dyqanit i kishin vërejtur sjelljet e çuditshme dhe kishin lajmëruar policinë.

“Jana Minochkina dhe Luis Bekteshi janë shoqëruar për në stacionin policor. Atje kanë deklaruar se janë zyrtar të UNMIK-ut”, thuhet në raport.

Rastin e ka konfirmuar Kryeprokurori Imer Beka i cili tregoi se lidhur me rastin janë iniciuar hetimet. Beka tha se ka biseduar me prokurorin e rastit i cili ka thënë se hetimet kanë nisur.

Organet e sigurisë dyshojnë se përtej vjedhjes ky është akt spiunazhi.

Këtë e pretendon edhe eksperti i sigurisë Agim Musliu.

Sipas tij, krejt kjo është e menduar mirë.

“Për mua, në profesionin tim, kjo nuk mund të kategorizohet si vjedhje e thjeshtë. Duke e ditur statusin e saj [ruses], kjo i ngjanë një aktiviteti operativ të shërbimit intelegjent rus”, deklaroi për RTV Dukagjinin eksperti i sigurisë, Agim Musliu

Jana, në xhirimet e siguruara nga RTV Dukagjini shihet se si e kryen këtë akt jo të zakonshëm të vjedhjes.

Sipas Musliut, organet e sigurisë duhet të merren me këtë rast deri në detaje e jo ta lënë në këtë mënyrë.

“Dyqani ku ka ndodhur vjedhja është afër tri institucioneve kryesore të shtetit të Kosovës. Pra shumë afër Presidencës, Qeverisë e Kuvendit…Rrjedhimisht mua më shton dyshime se kjo është një agjente e infiltruar”, deklaroi eksperti i sigurisë Agim Musliu.

Redaksia ka dërguar pyetje për rastin edhe në UNMIK, AKI dhe Polici të Kosovës por nuk ka marr ende përgjigje./RTV Dukagjini/

Loading...