Pasi u tha se Alesia Bami u largua nga puna për mungesë korrektese, reagon ish-velina:”Kam punuar pa kontratë, nga t’i dija kushtet e punës?”

Shpërndaje

Javës që shkoi, një ndër ngjarjet e showbizz-it që tërhoqi vëmendje ishte largimi nga puna i velinës së “Stop”, Alesia Bami. Kjo erdhi menjëherë pas intervistës që Alesia dha në Top Channel, sepse kështu thyente një ndër rregullat e kontratës.

E ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5” , Alesia ka sqaruar edhe njëherë të gjithë ngjarjen. Ajo është shprehur se nuk ka firmosur asnjëherë një kontratë, dhe pse e kishte kërkuar vetë ajo që të shihte kushtet e punës. Rrjedhimisht ka punuar pa kontratë, nuk i dinte kushtet e punës dhe nuk e ka pasur të ndaluar të dilte në emisione të tjera apo të jepte intervista.

“Unë nuk pështyj aty ku ha dhe nuk kam qëllim të nxjerr të palarat e vendit ku punoj. Mua më është thënë tekstualisht që pas intervistës që ke dhënë nuk ke më vend në emisionin “Stop”. Unë kam dalë gjithandej dhe kurrë s’më është thënë asnjëherë asgjë, që duhet të marrë leje apo s’duhet të dal diku.”- është shprehur Alesia.

Përsa i përket deklaratave të stafit se velina ishte shpesh jo e rregulltë dhe kjo solli largimin nga puna, ajo është shprehur se përkundrazi, s’ka pasur asnjëherë konflikte me stafin dhe nuk i është bërë asnjëherë vërejtje për mungesë korrektese.

“Mua më janë ofruar gjëra shumë të mëdhaja dhe kontratë në Zvicër, dhe emisionin s’e kam lënë. Ndërkohë ata më hodhën në rrugë në mes të sezonit.”- ka përfunduar Alesia.
/Blitz.al/

Lajmi largimit të Alesia Bamit:

Nuk është më pjesë e “Stop”, reagon Alesia Bami: “Më larguan në mënyrë flagrante me një sms”

Që nga mbrëmja e së mërkurës u vu re mungesa e velinës së emisionit “Stop”, Alesia Bamit. Menjëherë pas kësaj në media u përhap lajmi se arsye për largimin e saj mun të ishte intervista në “Ftesë në 5”. Në fakt pas reagimit të Alesias çdo gjë është e qartë. Modelja nëpërmjet një Instastory ka sqaruar me detaje arsyen e largimit dhe rezultoi e vërtetë, intervista në Top Channel u bë shkak për këtë largim dhe ja çfarë shkruan ajo:

“Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit ‘Stop’. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në ‘Top Channel’ dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës. Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri”.

Loading...