MaqedoniTop Lajme

Pendarovski: Nëse kam mbështetje të gjërë nga qytetarët, do të kandidoj për President

Shpërndaje

Shpresoj dhe vlersoj se me kalimin e kohës të gjithë njerëzit do të shohin se nuk ka për çfarë të friksohen dhe se do të rritet numri i atyre që do ta mbështesin atë, thotë koordinatori nacional për antarësimin në NATO, Stevo Pendarovski në një intervistë për agjencinë greke ANA-MPA lidhur me reagimet rreth ndryshimit të emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ai thotë se ende jemi në fillimin e procesit të ndryshimeve të emrave të objekteve dhe tabelave dhe sqaron se IRJM ishte vetëm për përdorim ndërkombëtar por jo edhe për përdorim të brendshëm.

“Ata që më së lehti do të adaptohen janë të rinjt në krahasim me personat e moshuar. Për çfarëdo rasti ne jemi të obliguar ta implementojmë atë që kemi nënshkruar dhe jam i sigurt se do ta bëjmë këtë”, thotë Pendarovski dhe sqaron se sipas anketave të fundit, pranimi i marrëveshjes së Prespës lidhur me nënshkrimin e Protokollit për antarësim në NATO është në rritje. “Pothuajse 70 për qind që është më e lartë nga momenti kur u nënshkrua marrëveshja”, thotë Pendarovski.

Lidhur me mundësinë që përsëri të jetë kandidat për President, Pendarovski thotë se nëse ekziston një mbështetje e gjërë nga qytetarët, do të kandidohet, por kjo varet nga vullneti i qytetarëve dhe pa mbështetjen e tyre nuk do të kandidohet.

Loading...