Për shtatoret e deformuara në Kosovë dhe Shqipëri

Shpërndaje

Shkruan: Ilir Muharremi

Në Kosovë si duket disa nga artistët nuk janë të aftë t’i shprehin gjendjet shpirtërore të njerëzve heronj, të cilët dhanë vërtetë jetën për këtë vend.Dështim tjetër është shtatorja e Edmond Hoxhës në Junik e cila është shumë qesharake, fyese, e shtrembër estetikisht, kurrfarë përmasa anatomike, trup të hollë… duket si në lëvizje, por nuk është në lëvizje, këmba e djathtë e tërhequr mbrapa është më e gjatë dukshëm krahas me këmbën e majtë, ndërsa dora e majtë e ngritur, duke si e thyer e pavarur me pjesët tjera trupore të heroit.Nuk e dijë çfarë donte të simbolizonte autori me këtë dorë, e cila më shumë të jep imazhin e invalidit sesa njeriut normal simetrikë. Fytyra serioze, po, kjo mund të pranohet, por e ngulitur në një trup qesharak, kjo s’mund të durohet. Kjo figurë jo që nuk duket e gjallë, por është shumë e shëmtuar, bastarduese ndaj kësaj figure heroike, dhe a kështu duhet të tallemi me heronj?

Natyrisht jo. “Artisti” komplet e deformon skulpturën jep përshtypjen se duket si e çmendur. Kostumi i cili është i tejdukshëm, kinse thekson muskujt, ndonëse më i rëndësishëm është muskuli se kostumi. Jo skulptor, të gjitha peshojnë në vendin e vet. Kjo shtatore duket e deformuar kokë e këmbë, dhe jep përshtypjen se është i qullosur nga uji, e jo balta. Sikur dikush që sapo ka dal nga dushi.Pamja e tij në këtë rast vërtetë është e pamëshirshme, të vjen për të qarë kurrë e sheh në këtë gjendje një hero. Jo veç që ekziston mungesa e estetikës, por larg është ana poetike, ose raporti me hapësirën që duhet të ketë çdo shtatore.

Syri im në këtë rast duket sikur vështron përmes qelqit drejt këtij subjekti, personazhi me tendencë të motivit moral, duke mos e qëlluar bile asnjë element të bukur të veprës së artit. I mungon edhe shpirti i fortë e i bukur që duhet t’ja instaloj artisti.Kjo shtatore duhet të zëvendësohet me një shtatore më profesionale kushtuar heroit Hoxha, të arrijë një rezultat që trupi i tij, fytyra, të shndërrohen në natyrë të gjallë, e jo kështu e turbulluar dhe e shëmtuar, ta besoj edhe bota se po shikon natyrën e një trimi që vërtetë dha jetën për këtë vend. Defektet anatomike e bëjnë shumë të ftohtë figurën.

Skulptura duhet të përmbajë si anën poetike ashtu edhe estetike, të jetë në lëvizje, dhe shumë e rëndësishme është pika e vëzhgimit, nga cila anë vëzhguesi pozicionohet ta shikoj veprën. Çdo skulpturë në vete përmban edhe distancën jo shumë të largët nga vëzhguesi. Por, kjo distancë duhet t’i përshtatet natyrës së vet. Nga pjesa e djathtë e shtatores, nëse pozicionohemi kah këmba, dhe prej një distance jo shumë të largët, jepet përshtypje se heroi çalon, krejt ky defekt i zgjatjes së madhe të këmbës. Skulptura është art që ndryshon nga pozita e vëzhgimit.Nëse qëndrojmë në një pikë, ne dhe shtatorja do përshkohemi nga hijet, atëherë disa pjesë të trupit dhe fytyrës nuk i vërehen, duhet theksuar mirë, në këtë rast çdo gjë është defektuoze dhe statike. Skulptura ndërron pamjen, nga mëngjesi, pasditja, muzgu dhe mbrëmja. Ndryshe ka imazh dimrit nën mjegull, ndryshe verës, andaj duhet mirë të punohet t’i rezistojë kohës.Varet edhe drita si i bie, a drejt në fytyrë apo ka pjesa e shpinës, sido që të jetë heroi shëmtohet dhe shëmtohet në këtë rast. Skulptori nuk e dijë se vepra e tij nga momenti që del në shesh ballafaqohet me dritën dhe hijet, andaj lakimet, vijat dhe lëmimet duhet të jenë shumë estetike dhe natyrale, bëhet fjalë për realizmin.Kurrë shtatorja vihet në lëvizje, ajo tenton ta thyen statiken, në fakt është statike, por lëvizja i jepet si rrethanë dhe motiv i personazhit, në këtë rast pjesa nga koka e gjerë te beli është patetike, kurse ajo tek këmbët kaluese me defekte serioze.Skulptura çfarë është në hapësirë ajo është edhe në kohë, kurse shtatorja e Hoxhës as në hapësirë e as në kohë. Në fakt shtatoren nuk mund ta njohim nga takimi i parë, atë duhet shfletuar si libër. Në këtë rast çdo faqe është e shtrembëruar. Nga momenti i vëzhgimit, nuk do të thotë se e kemi anketuar tërë shtatoren, por rasti në fjalë nga çdo pikë e vështrimit, anët optike, gjymtyrët janë dobët të punuara.Skulptura me figurë njeriu, konkretisht shtatorja i nënshtrohet çdo natyraliteti njerëzor. Në këtë rast duhet t’i përmbahemi asaj çfarë kishte thënë skulptori i madh Roden: “Skulptori kopjon atë çfarë shikon”, këtu bëhet fjalë për realizmin. Në këtë rast te Hoxha kemi imagjinatë, karikaturë dhe satirë.Skulptorët po harrojnë se nëse modelohet trupi i njeriut, nuk mund t’i shmangen skulpturës greke dhe njohjes shpirtërore. Detyra më e vështirë e skulptorit është krijimi i figurës së njeriut. Këtë e kishte pohuar edhe Shopenhaueri. Shtatorja duhet të ketë baraspeshë ngaqë paraqet trup fizik të kufizuar.Vite më parë nga aeroporti i Rinasit është hequr shtatorja kushtuar Nënë Terezës e skulptorit nga Kosova Luan Mulliqi. Në vend të saj është vendosur shtatorja e skulptori Thoma Thomait. Vepra e Mulliqit ishte shumë e nxituar, e derdhur me plotë defekte. Vepra ishte lyer me bojë antiruxho krejt kjo për t’i dhënë ndoshta edhe hi syve publikut sepse masa edhe nuk kupton mirë nga arti.Trupi i saj është shumë hollak, jep përshtypjen e shtizës, raketës, madje edhe minares së xhamisë dhe ngritët drejt qiellit. Është ndjesi jo shumë e mirë nëse ndonjë i huaji do vinte në Shqipëri dhe ta shihte në këtë mënyrë figurën e famshme të Nënë Terezës. Kjo figurë duhej të kishte ndjesinë e paqes dhe atë të krenarisë, pastaj elementi tjetër shpirtëror, as që vërehet fare.Krijimi i imazhit modern që jep formën e raketës, e shëmton Nënë Terezën. Po, edhe sikur t’i shkonte modernia kësaj figure, fytyra duhet të jetë origjinale e humanistes, kurse fytyra ngjanë me shtatoren e Jezu Krishtit në Rio De Janeiro, përveç mjekrës që i mungon në shtatoren e Mulliqit. Trupi hollak i jezuit gati identik është me atë të Nënë Terezës, ndonëse si ndikim i tepruar dhe i qëllimshëm me tentim të kopjes.Pjesa e poshtme është anti-estetike te shtatorja e Nënë Terezës, kurse fytyra s’kishte ndonjë qëndrim të butë të humanistes. Ndjesia se ajo po e bënë lutjen universale as që vërehet, duart janë sikur të ndonjë aktori pa emocion i cili bënë aktrim tregues, ta bind në të jashtmen publikun, ana shpirtërore shumë çalon. Vetëm duart dallojnë nga ajo në Rio De Janeiro, që i ka të hapura, kurse nënë Tereza e Mulliqit i vendos në një mënyrë sikur po lutet, në të njëjtën kohë duke uruar njerëzve mirëseardhje në aeroport.Pjesa fillesë e poshtme del nga toka tamam si raketë ose shigjetë duke u orvatur drejt qiellit. Monumentaliteti i saj në pjesën e poshtme as që vërehet, është në gjysmë të rrugës procedura e punës, kërkohet më shumë punë për tu finalizuar, dhe nuk e dijë pse shtatoret gjysmake i vendosin në sheshe publike, kjo ndoshta do ishte më mirë të rrinte në park sesa në hapësirë ku vijnë vizitor të huaj.Është deformim i humanistes dhe bëri mirë qeveria që e hoqi nga Rinasi. Dimensioni i thjeshtësisë së saj as që duket dikund, nuk e dijë përse e ngarkojnë fytyrën, duke mos kapur aspak shpirtin e saj. Nga teprimi i stilizimit dhe përpjekja drejt modernes, e humbet komplet efektin shpirtëror estetik të skulpturës. Këtu duhet të kemi shumë kujdes. Kjo është shumë statike e pa jetë s’të len fare mbresa.As kjo e Thomait me tendenca të realizmit me pak ekspresivitet nuk është shumë e përsosur, ndonëse dukshëm më larg estetikisht nga ajo e Mulliqit. Si punë në frymën e skulpturës ka më shumë vlera. Kjo posedon një dimension nga një vështrim optik më afër, është më e vogël, dhe as kjo në përsosmëri nuk e mishëron humanisten, kjo paska duket si kërkon lëmoshë e nuk jap lëmoshë, është lypsare në këtë pozicion.As kjo nuk tregon thjeshtësinë dhe madhështinë. Gjithmonë ajo afër kishte fëmijë të braktisur të uritur, përse nuk e ngarkojnë me këtë problem, por e individualizojnë, në fund e shëmtojnë. Andaj, të vjen edhe keq për ta shikuar. Po të ishte pikturë çdo gjë të ishte më në rregull, kurse skulptura është më e kufizuar sa i përket figurave të famshme kurrë merren të punohen. Pikaso nuk i ka punuar skulpturat reale, por kurrë është fjala për figura si kjo duhet të kenë karakterin dhe ngjashmërinë.Disi më duket si ilustrim i një plake shumë të lodhur, të rraskapitur nga vuajtjet e jetës, pa energji, anemike, e kundërta e asaj që duhej ta kishte kjo grua, energjinë hyjnore e cila vërtetë e karakterizon veprën. As e para e as e dyta nuk e kanë këtë energji. Është si degradim soc-realist i kësaj figure humaniste. Andaj, kjo e dyta është realizëm kiç, siç ishte realizmi-socialist, balsamosje e njeriut të gjallë, një imitim, gjithçka mund të jetë vetëm art jo.Nëse kërkohet të jetë e një fryme të sotme, energjia hyjnore, karakteri nuk bënë ti mjegullohen. Mos të harrojmë se kush ishte Nënë Tereza, lutjen që e bëri për njerëzit, dhe ne aspak nuk ja kthyem këtë, por po lozim duke e transformuar prishur në shtatore të dështuara.Shtatorja e re duhet të shpërndaj, ngacmoj, ndikoj me energji shumë hyjnore. Mjafton, e përkulur, me një dritë hyjnore mbi fytyrën e saj, drejt njerëzimit gjysmak idiotë, të pamëshirshëm, kokëtrashë të cilët kurrë nuk do ta njohin shkencën e shpirtit të saj. Mjafton kostumi i bardh dhe ngjyra e kaltër.Syzet, shallin e tij, disa ja hoqën syzet, shallin e bënë si shami, krijuan parodi, humor, satirë me bucetat që i ekspozuan për konkursin e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova. Fytyrat qenë si mumie, anemike, pa gjak, me ballë herë të qitur jashtë, e herë të vogël, dikund edhe i shtrembëruar, nuk dihej saktë cili mund të jetë ish presidenti.Disa e paraqiten si valltarë bluzi, disa si balerinë, disa të tjerë si xhuxhë, kurrsesi t’ja qëllonin figurës. Përse ndodhi kjo? Skulptori veprën e tij e trajton si fëmijën e tij, andaj edhe kur ta krijon të shëmtuar i duket e mirë, ngaqë është pjesë e tij. Kurse ata profesionist ndjejnë ftohtësi ndaj veprës, distancë, bëhen vetëkritik, por prapë ekziston një sasi e euforitetit që i ngritë në maje bashkë me veprën e tyre. Lehtë klithet për këto buceta se janë të shëmtuara, por ta nxjerrim më të mirën më edukuesen, më origjinalen, kjo është më e vështira.Shtatorja e Ibrahim Rugovës e vendosur në shesh të Prishtinës krahas atyre shëmtirave është e punuar më mirë. Ka lëvizje interesante, kostum prej intelektuali, ka ngjashmëri me fytyrën e tij origjinale… Ka disa veçori po them të ngjashme me shtatoren e Enver Hoxhës, pjesa e drejtë e trupit, kraharori, thyerjet e kostumit te kraharori, dora e majtë e ngritur pak në pozicion të njëjtë, vetëm se të Rugova nuk vërehet që është e lirë, por si e detyruar të jetë e ngritur, paksa e djathta e shtrirë është më e gjatë në raport me përmasat trupore që bëhen si matje te “Njeriu Vitruvian’. Shuplaka është shumë e madhe e dorës, komplet shtatorja është e madhe. E kuptoj atë krenarinë dhe shpirtin, por duhet fizikuesi të jetë brenda normales.Është pak e dhimbshme se si t’i ngjaj një figurë që gjithmonë tentonte demokracinë një komunisti siç qe Enveri. Shtatorja komplet i ka përmasa e realizmit socialist, dhe Rugova nuk duhet t’i ketë. Ndoshta skulptori dhe kërkesat ishin që të shfaq individin patetikë, porse jo të hulumtuar në katalog ose google për dhënien e formës së trupit, sepse trupi më shumë është i Enverit sesa i Rugovës, por edhe ai i Enverit nuk qe i Enverit por kërkesë e sistemit. Andaj, kjo nxit imitimin dhe vërtetë ishte prej shtatoreve më të realizuara krahas shëmtirave.Shtatoret e sotme përveç që duhet të jenë estetike duhet të duken edhe të vërteta, por s’po flas për hiperrealizmin. Rodeni më kot nuk thotë se karakteri e tejkalon bukurinë e skulpturës. Pjesa e syve te Rugova nuk mund të identifikohet mirë, duken si të mbyllura apo me shikim drejt tokës, por nga sytë pasqyrohet shpirti. Krahas me shtatoren e Enverit si të ngjashme, Enveri është më i plotë më i fryrë, kjo si shkak i sistemit.Skulptori kur modelon portretin duhet ta shmang lirinë e tij, ai nuk është i lirë, ai është i kufizuar ndaj portretit që pritet të lind. Kurrë merret të krijohet një figurë e famshme, skulptori duhet të jetë arkeolog i fortë ndaj mendjes dhe informator i mirë për jetën, fizikun e portretit. Nëse nuk i respekton këto, atëherë krijon art individual dhe personal. Nëse hulumton shumë për qëndrimet, mund të ndikohet, keqkuptohet dhe të shpallet si plagjiatorë. Kurrë shtatorja arrin të krijoj bindje vizuale te shikuesit, skulptori është sfidues i vërtetë.Në kohërat e saj, skulptura e mirë kërkon gjestin, tek ne ajo rënkon për gjestin, pastaj shprehjen e fytyrës, te ne vajton ta ketë shprehjen origjinale të fytyrës, porse edhe shikimin e zbrazët, sepse në dukje ashtu reflekton, por shpirti origjinal duhet të rezymojë mbi të gjitha gjestet, e ti kthej kah vetja krejt shikimet e botës. Këtë nuk e kemi ne, vetëm vazhdimësi e soc-realizmit dhe vetëm soc-realizëm, sikurse edhe shtatorja e Rugovës që u përjetësua pothuajse me trup të ngjashëm të Enver Hoxhës.Qëllimi i shtatores së Rugovës nuk duhet të imitojë Enverin, por të stilizojë presidentin e ndjerë, dhe të ruaj në vete shprehjen tejet domethënëse, afshin kalimtar nga koka gjerë të këmbët, vetëm kështu ajo do ta prezantonte perfeksionin që është i palëvizshëm, por vizualisht i lëvizshëm. Origjinaliteti dhe stilizimi do të kishin forcën dhe unitetin, dhe shtatorja do ishte më provokuese. Stilizimin e kemi pasur në fillim të epokave artistike dhe gjithmonë dilte në fund.

Defekt në shtatoren e Skënderbeut në Prishtinë

Pyetja që me vije është se si ka mundësi udhëheqësit e asaj kohe të viti 2001 të mos vënë re një detaj të tillë, që në fakt nxjerr më të lartë Skënderbeun se kalin? Kuajt më të lartë të njohur deri më sot janë nga 210 cm, ndërsa ata të vegjël që quhen Poni 145-148 cm. Problemi tjetër që duhet të ngritët është pse gjithmonë Skënderbeu mendohet në kalë, kur ai qe edhe strateg i mirë, mendimtar, intelektual, nuk ishte vetëm luftëtar siç e përshkruan historia shqiptare apo siç e punojnë skulptorët shqiptarë. Ndoshta një ditë do ta zbresim nga kali ta punojmë me ndonjë libër ose duke biseduar.

Duhet të sqarohemi që në fillim, se ky nuk është shkrim historik apo ndonjë teori e thatë që tenton të njollosë historinë, por një vështrim, analizë rreth monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prishtinë tek i cili çdo ditë gjejë diçka tërheqëse interesante. Pse heroi në atë monument është më i madh se kali, kur dihet që kali është më i madh se njeriu, në përmasat trupore. A paraqitet Skënderbeu si figurë legjendare? A duhet të jetë tokësor në raport me kalin? A është proporcionalisht i punuar gabim nga skulptori? A rriten qëllimisht përmasat apo përzihet ana mitike me atë reale të njeriut? Mitit është mit dhe në vete nuk ruan ndonjë saktësi shkencore, kurse kalimi i Skënderbeut në figurën reale ashtu siç ishte kjo, është më e rëndësishme. Këtë e bëri profesori Oliver Jens Schmitt në librin e tij. Në libër Skënderbeu zbret nga lartësitë legjendare, bëhet personazh tokësor.

Kurse skulptura e Skënderbeut në Prishtinë e punuar nga J. Paco në material bronz si duket më shumë ka të bëjë me pjesën legjendare të tij se skulpturës realiste me përmasa të sakta. Nëse bëjmë një matje të thjeshtë përmes njësive matëse të barabarta, lartësinë e kalit edhe lartësinë e trupit të Skënderbeut. Kuajt maten duke filluar nga pjesa ku qafa e tyre bashkohet me kurrizin, deri te patkonjtë, kurse njeriun nga pjesa e sipërme e kokës gjerë te gishtërinjtë e këmbës, vërejmë më të plotë dhe më të madh figurën e Skënderbeut sesa atë të kalit. Ana artistike proporcionale nuk është e saktë me përmasa reale.

Pyetja që me vije është se si ka mundësi udhëheqësit e asaj kohe të viti 2001 të mos vënë re një detaj të tillë, që në fakt nxjerr më të lartë Skënderbeun se kalin? Kuajt më të lartë të njohur deri më sot janë nga 210 cm, ndërsa ata të vegjël që quhen Poni 145-148 cm. Nëse kali i tij që 1.73 më i lartë siç mendohej, ka mundësi që Skënderbeu të jetë më i shkurtë, por jo shumë më i lartë se kali në imazhin e shtatores, ndonëse kjo na pëlqen të gjithëve ta parafytyrojmë. E vërteta është se njeriut nuk mund të jetë më i lartë se kali.

Monumenti i Skënderbeut në Prishtinë është kopje e atij në Krujë, i ulur në kalë, derisa kali ngritë këmbën e djathtë, po ashtu edhe Skënderbeu me dorën e djathtë mban shpatën, kokën e ka të kthyer kah armiku ngaqë përballet me një ushtri shumë më të madhe. Ndodhet i pa frikësuar në betejë. Përveç që i jepet rëndësi figurës së Skënderbeut, duhet t’i jepet edhe figurës së kalit, sepse kali përdoret si simbol që ka shoqëruar heroin. Barleti e thekson se kali qe i një race të zgjedhur dhe pas vdekjes së Skënderbeut nuk pranoi t’i hipte tjetër njëri, andaj dhe ngordhi.

Efektin e shikueshmërisë së Skënderbeut i cili në Prishtinë ndodhet në gropë e në Krujë në kodër, dukshëm zbehë pjesët proporcionale ndërmjet heroit dhe kalit. Në Krujë ky monument vështrohet nga poshtë-lartë, edhe nga anash, pastaj vazhdon nga lartë-poshtë. Në Prishtinë vetëm nga poshtë-lartë, pra artisti Paco qëllimisht rrit pjesët e Skënderbeut: kokën, gjoksin, duart dhe krejt trupin, i bënë më të mëdha në raport me kalin dhe shikuesin, ngaqë në perspektivë ai mendon se figura e heroit do humbet. Mirëpo, nuk është ashtu, heroi nuk humbet na del dukshëm më i madh se kali. Duhet rritur edhe kalin, pastaj jemi dakord me proporcione. Ky është defekt. Nuk mundet të adaptohet i njëjti monument si në Krujë dhe në Prishtinë.

Nëse do ta punonte për terren të drejt me këto përmasa, prapë Skënderbeu do ishte më i madh se kali. Defekti optik qëndron vetëm te rritja e kalit. Çuditem një skulptor i famshëm i asaj kohe siç ishte Paco mos ta vërente një defekt të tillë i cili nuk qe i vogël.

Prej kohës rrjedh një dokument në qarqet e historianëve që flet jo saktë për gjatësinë e Skënderbeut. Në letër, Skënderbeu i drejtohej Venedikut me fjalët: “Në lidhje me rrobat, që siç na është premtuar do të na jepen dy herë në vit, ju lutem të më dërgoni rroba të përshtatshme për trupin tim, ashtu siç iu janë dhënë edhe zotërinjve të tjerë, sepse thonë që mund të më mjaftojnë 16 krahë (rroba) për dy palë veshje. Mirëpo zotërinj, llogarisni pak me kujdes se sa krahë më duhen për dy palë veshje e aq jepmëni”. Çka del nga kjo se për Venedikun, 8 krahë rroba (stof) mjaftonin për të mbuluar një trup me shtat mesatar. Përflitet se gjatësia mesatare e trupit të tij qe prej 1.75 m. Nëse Skënderbeut nuk i mjaftonin 8 krahë rroba, kjo do të thotë se ai ka qenë më i gjatë se 1.75 metra. Atëherë, nëse ai ka kërkuar qoftë edhe vetëm një krah më shumë rroba, rezulton që ai ka qenë goxha shtatlartë, sepse nëse për një trup 1.75 m., mjaftonin 8 krahë rroba, atëherë me 9 krahë rroba mund të mbulohet një trup prej 1.98 m. Në tekst shkruan se “ Kjo do të thotë që Skënderbeu, duhet të ketë qenë rreth 2 metra i gjatë. Ndërkaq në anën tjetër, për të pasur një ide se si mund të jetë dukur veshja e Skënderbeut, mjafton të përmendet fakti që 1 krah venedikas ishte 0.58 m, rrjedhimisht, i bie që trupi i Princit arbëror, mbulohej me veshje të bëra nga 10.44 metra stof (0.58 x 9 = 5.22; 5.22 x 2 = 10.44).” E tëra kjo mbetet ende e pasaktë, por saktësia më e mirë është se njeriu asnjëherë s’mund të jetë më i lartë se një kalë, përjashtuar Ponin.

Tallje e mjerë me shtatoren e Ismet Jasharit në Kumanovë

Skulptori shqiptar me prejardhje Dibrane Muharrem Turkeshi kishte punuar shtatoren e heroit Ismet Jashari- komandat Kumanova, e cila ndodhet momentalisht e ngritur në Kumanovë. Turkeshi ishte profesor në Akademinë e Arteve pranë Fakultetit shtetëror të Tiranës. Në internet të klikosh për të, gjen fjalë miradije për profesionin-skulpturën veçanërisht për veprat e heronjve si Gjergj Kastriotin, e ngritur në qendër të Dibrës. Është edhe autor i skulpturës së Sulltaneshës në  Gostivar. Veprat e tij tashmë zënë vend në disa troje shqiptare. Shtrohet pyetja, sa i njihte ligjet proporcionale të trupit të njeriut, apo efektet e shikueshmërisë së një shtatoreje të zmadhuar, që qëndron mbi bazamentin, e cila me shumë kujdes vrojtohet nga poshtë-lartë, herë anash, pastaj prapë lartë e poshtë.

Sa e njehë terrenin e rrafshët ose relievet e tjera si hapësira që shoqërojnë një shtatore. Apo tjetra, sa ishte i vëmendshëm për pjesët e trupit duke filluar nga: koka, krahët, duart, gjoksi dhe këmbët. Kjo tregon një mos njohuri proporcionale me defekte amatore, apo karikaturë e mjerueshme, objekt tallje, e shtatores së heroit Ismet Jasharit. A kështu duhet t’i trajtohem heronjtë? Nëse arti nuk i paraqet realisht si ishin apo nuk i zbukuron, nuk ka arrit asgjë të bëjë. Skulptura i nënshtrohet estetikës, hapësirës, kohës, ndryshueshmërisë gjatë mëngjesit e deri te dritat artificiale që puqet në mbrëmje. Roli kryesor i skulpturës nëse e punojmë figurën e njeriut është pamja dhe materiali, ose harmonia e jashtme proporcionale.

E brendshmja: shpirtëroja, pjesa historike duhet të korrespondoj me të jashtmen, kemi një bashkëlidhje këtu. Ky lloj skulpture kërkon aksent të fortë, dhe proporcione të qarta ndërmjet trupit dhe hapësirës. Kjo më mirë i takon një kthimi në antikë: bukurisë së trupit dhe në barok efekteve iluzioniste.  Në shtatoren e Jasharit nuk vërejmë as aksentë, as formë, e as proporcione, thjeshtë është një karikaturë. Në rastin e kësaj shtatoreje skulptori është dashur të tregoj poetikë akademike të realizmit, qëndrim madhështor, ose real. Këto janë kritere estetike që asnjërën nuk e gjejmë. Nuk mund ta vërejmë në shtatore as tematikën a e ka patriotike  apo nacionale. Nuk e dijë se para zbulimit të kësaj shtatoreje, skulptori para komisionit vlerësues a ka dhënë propozim të maketes ose bucetes, apo skicës të realizuar në fragmente të shtatores. Si duket jo.

Ekzistojnë disa skulptorë të cilët në qendër vendosin materialin e skulpturës dhe vet formën e cila duket sikur vet mendon duke bërë deformime ndonëse në dukje sikur deformohet. Kurse të tjerët përkushtohen vetëm në anën estetike të saj. Përmasat trupore reale të sakta i bëri Leonardo Da Vinçi te “Njeriu Vitruvian”. Ajo është një skicë e trupit të njeriut e fokusuar në qendër të katrorit dhe rrethit, ku njeriu ka këmbët dhe krahët e shtrira. Masat e njeriut si figurë qoftë në letër apo skulpturë janë të ndara në: katër gishta bëjnë një pëllëmbë, dhe katër pëllëmbë bëjnë një këmbë, ose  gjashtë pëllëmbë bëjnë një kubit, katër kubit përbëjnë lartësinë e një njeriu. Skulptori në fjalë si duket nuk i përdori këto te shtatorja.

E para, nëse kërkojmë ta bëjmë një trup njeriu më gjatësi të saktë duhet ta përfillim gjatësinë e krahëve të shpalosura sepse ka të bëjë me gjatësinë totale të trupit të njeriut. Te shtatorja në fjalë, gjatësia e duarve është më e gjatë krahas me këtë matje, duart i ka të lëshuara lehtë, por nëse i shpalos, gjatësia e trupit i kalon të gjitha përmasat. Trupi i “Ismet Jasharit” është shumë i vogël krahas me shpalosjen e krahëve. Matje e kokës fillon nga rrënjët e flokëve e deri te fundi i mjekrës, kjo nxjerrë  një të dhjetën e lartësisë së njeriut.

Kurse nga fundi i mjekrës e gjerë te maja e kokës identifikohet si pjesë e tetë e lartësisë së njeriut. Nga maja e gjoksit gjerë tek rrënjët e flokëve fillon vetëm pjesa e shtatë e njeriut të plotë. Kurse shtatorja në fjalë ka gjatësinë dhe gjerësinë tejet të gjatë të qafës. Dëshmon që koka duhet të jetë më e mbushur. Koka është shumë e vogël e heroit. Tjetra nga thimthat e gjoksit në përfundim të majës së kokës fillon pjesë e katërt e njeriut. Atëherë,  këtu kemi gjatësinë më të madhe të supeve, konkretisht në pjesën e katër të tij. Pjesa e supeve të shtatores është shumë e ngushtë, ngjanë më supet femërore sepse femrat janë më të ngushta në supe.

Pjesa e bërrylit gjerë te maja e dorës identifikon pjesën e pestë të njeriut, kurse nga bërryli gjerë te këndi i sqetullës, përfundon pjesa e tetë e matjeve të njeriut. Kuptohet që përmasat rriten të skulpturës sepse ka të bëjë me bashkëpunimin:  nga toka gjatësia e saktë e njeriut e gjer te rrënjët e flokëve. Kjo rritet për disa në harmoni me pjesët e trupit. Komplet dora identifikon një të dhjetë të trupit të njeriut. Kurse mesi i trupit fillon nga organet gjenitale. Nga këmbët fillon pjesa e shtatë e njeriut, tabani i këmbës gjer të gjuri është pjesa e katërt të trupit. pjesa e poshtme e gjurit që përfundon deri te organet gjenitale është e katërta e trupit. Nëse matim saktë kokën e heroit duhet t’i ketë këto përmasa ideale të saktësisë: fundi i mjekrës deri te hunda, ose nga rrënjët e flokëve gjerë te vetullat duhet të jetë në çdo rast e njëjta, sikurse veshi që identifikon një të tretë të fytyrës.

Lartësinë e ballit te heroi e kem më të madhe krahas këtyre proporcioneve të sakta që i përmenda më parë. Andaj, reagimi jonë si qytetar i thjeshtë t’i bëjmë nder kësaj shtatoreje e cila më parë identifikohet si karikaturë sesa si realizëm. Por, edhe karikatura ka artin e vet e cila e rruan harmoninë e gjymtyrëve me ekzagjerime të qëllimshme. Vetëm një matje profesionale po t’i bëhet shtatores para se të krijohej anatomikisht çdo gjë do ishte korrekte. Kam bindjen se skulptori në fjalë nuk ishte njohuri për anatominë e saktë njerëzore. Duhet ta dimë se skulptura niset nga qendra këtë edhe e dëshmoi Da Vinçi te vepra që u përmend më lartë. Njeriu më parë është simetrik dhe a thua vallë e gjejmë këtë simetri te shtatorja e cila është në disproporcion me shumë pjesë të trupit.  Qëndrimi në këmbë, mimika, asgjë nuk tregon për heroizmin e tij, madje as për natyralizmin.

Zhvendosja e padrejtë e “Ushtarit të Panjohur”

Gjilani mbeti lakuriq pa shtatoren “Ushtari i Panjohur”, tashmë e zhvendosur dhe e premtuar të vendoset në ndonjë lokacion tjetër. Hapësira është e rëndësishme për skulpturën ja pse: Çdo trup fizik i zhvilluar i krijuar gjithmonë zë vend në hapësirë reale, ndërsa iluzioni i takon vetëm motivit. Hapësira u krijua për skulpturën si skulptura poashtu për hapësirën, janë ngushtë të lidhura sikurse trupi dhe zemra. Ndërsa, për piktorin hapësira është vetëm iluzion, ose mashtrim optik, ngaqë ajo qëndron bukur kudo. Piktura i ka dy dimensione (gjatësinë dhe gjerësinë) derisa skulptura tri (gjatësinë, gjerësinë dhe thellësinë.) Skulptura më shumë ka zhvillim te thellësia (dimensioni i tretë), në raport me hapësirën, vështrimin nga distanca, optikën, nga pjesa poshtë dhe lartë, poshtë anash prapë lartë, dhe në rrotullim nga distanca të ndryshme.

Ana artistike e veprës

Shpirti i skulpturës është thellësia, dhe rasti në fjalë “Ushtari i Panjohur”, i punuar në bronz komunikonte ndjeshëm me hapësirën, frymonte me lojën e hijes dhe dritës, frymëmarrjen e formës, plasticitetin e veçantë, raporte mahnitëse të masave, veçanërisht këmbëve, thuajse të ngjitura, ose të fëmijës së vdekur që e mbanë në duar. Është në lëvizje, me ritme të ngërthyera dhe krijojnë lojë me drithërima të shqetësuara, jo patetike, e as soc-realiste, sepse vërtetë i shkon koha në të cilën skulpturat ishin patetike, kjo është shumë moderne dhe modernizmi i jep frymë veprës.

Figura është në raport me figurën tjetër. Në dorë mban një fëmijë të plagosur që duket si i vdekur me gjysmë trup, viktimë e terrorit fashist që kishte ndodhur kudo nëpër botë. Fytyrën e ka gjeometrike, hunda është e bashkuar me ballin, ndërsa sytë janë të pikëlluar të tërhequr, derisa ushtari i plagosur pothuajse është pa frymë si i vdekur. Vepra është në lëvizje, me pak detaje, më shumë e formësuar si formë e plotë, dhe gjymtyrë jo të vendosura harmonishëm njëra afër tjetrës, të shkapërderdhura në kompozicion, të stilizuara, dhe kjo dukshëm për atë kohë kopjonte artin e modern nëpër botë i cili tamam edhe lulëzoi. Kjo vepër nuk është reale, më shumë gjeometrike nga këmbët ngjashëm me cilindrin që ka lakime, lëmime tek gjunjët për ti veçuar, ose pulpat për tu dukur, por nuk anon ka arti realist i cili edhe detajet më të imëta i shprehë. Nga jashtë ka vija sidomos kraharori dhe dora merr formën e trekëndëshit ose parakrahu poashtu. Është kubiste.

Estetika qëndron te forma, shprehja e fytyrës, linjat, fryma e skulpturës dhe poetika e saj. Poetika as që mund të paramendohet pa hapësirën. Te forma hermetike duhet të qëndroj hapësira me skulpturën sepse ka efikasitet, ritëm, perspektivë, dritë- hije të cilët poashtu ndikojnë në estetikën dhe komplet trupin e veprës. Hapësira është një kufij i mirëfilltë i skulpturës, poashtu këtu i bashkëngjitet edhe rrethina, ngaqë ka projektin e ndikimit te shikuesi, i cili nëse sheh skulpturën të rrethuar me objekte të mëdha ose afër shumë, minimizohet vepra, kurse në rastin në fjalë, objektet janë larg dhe ajo frymon e lirë. Komunikimi është në nivel. Kjo vepër është e plotë vetëm në këtë hapësirë dhe e çuditshme se si kryetari Lutfi Haziri tenton t’ja ndërroj lokacionin, disi poshtë bie vlera e artit këtu dhe vlera e kryetarit me këtë gjest të dobët dhe nuk e dijë përse ministri i kulturës nuk reagon me këtë gjest. Ndoshta është edhe mungesë njohurie për skulpturën dhe hapësirën, e cila po zhvendoset pa ndonjë debat publik.

I nderuar kryetar, hapësira si kufizuese e formës së skulpturës e jetëson veprën, e kufizon dhe zbukuron shtrirjen e saj, mbanë në kontroll lojën e relieveve, thellësive dhe plotësisë së formës, përmasat, ekzagjerimin që në këtë rast i shkon. Nga kjo duket shumë sintetike vepra, porse nga bazamenti, ose më poshtë nga vështrimi optik, nga të tri anët, koka duket paksa më e vogël në perspektivë krahas me përmasat e mëdha të trupit (kur dihet që objektet më larg rriten për pak, me qëllim të peshohen dhe t’i shkojnë përmasave.) Kurse hapësira dhe rrethi i ndihmon kësaj skulpture në përhapjen e formës, dritën e cila depërton te format e përthyera, pjesa e belit, këmbëve dhe duarve, e fuqizon skulpturën ndërmjet komunikimit të dritës, hijeve nga pemët që janë afër, e bëjnë më të bukur. Sa është kjo vepër në lëvizje? Sipas Kalderës skulptura është objekt fizik i palëvizshëm, me gjest shprehës natyrisht, por i zënë nga ndonjë pozitë, qoftë në ecje, pushim, kalërim, ulje, meditim…. Lëvizja këtu më shumë është iluzive, është një imazh i fotografuar dhe më shumë le hapësirë për të menduar dhe gjykuar për të. Artistoteli shumë e vlerëson skulpturën e cila qetësisht rri në hapësirë. Dakord, më shumë vlerësohet qëndrimi se aksioni ose lëvizja. Rasti në fjalë është në aksion, qëndrim dhe lëvizje, nuk është e qetë. Qëndrimi nuk është mashtrim optik, ose ideja më e bukur se e vërteta. Skulptura në fjalë paraqet revoltë të luftës dhe humanizëm ndaj ushtarëve të vet. Kjo skulpturë ka shumë estetikë, (e veçanta e skulpturës), madje më nuk është e rëndësishme biografia e saj krahas bukurisë dhe pranë bukurisë çdo gjë përulet.

Andaj, mbas Lesingut prezantimi i çastit të skulpturës në hapësirë është më i rëndësishëm se vet vepra, edhe është çast i patejkalueshëm, shumë i rëndësishëm. Në fakt mbartja e ushtarit të plagosur nga fashistët gjermanë. Kjo skulpturë nuk e reprodukon çastin, lëvizjen, aksionin, punën, por edhe përjetësinë e saj. Disi gjesti i saj ndal për një çast kohën e 1944, luftën ekstreme.

Ndryshimi i lokacionit

A duhet t’i ndryshohet lokacioni pasi po e quajnë si vepër jo shqiptare? Nëse qenka siç pohojnë atëherë, duhet të asgjësohet, por nuk qenka ashtu. Në vend të kësaj do vendoset shtatorja e Idriz Seferit, derisa ajo u mohua të vendoset përkrah shtatores së Agim Ramadanit ngaqë aty ishte ajo e Car Lazarit. E si bënë të vendoset kjo në vendin e asaj që tashmë nuk është më? Absurditet jo kulturor dhe mungesë e njohjes historike si dhe artistike. Qytetarët e Gjilanit me të drejtë reagojnë ja një pjesë e reagimit të tyre: “Kjo shtatore ka identifikuar qytetin për dekada të tëra dhe është bërë pjesë e memories kolektive të Gjilanasve.

“Ushtari i Panjohur” është simbol i qytetit të Gjilanit që prej vitit 1963. Është e vetmja statujë që ka një qëndresë kaq të gjatë në komunën e Gjilanit, i mangët në objektet e trashëgimisë kulturore. Kjo shtatore ka kuptim të plotë vetëm në vendin ku ndodhet tani. Gjilanasit janë mësuar ta asocojnë qendrën e qytetit me këtë shtatore të punuar bukur. Nëse ndryshohet lokacioni kjo do të mbytë një objekt që i jep kuptim qendrës së qytetit tonë. Ruajtja dhe respektimi i monumenteve që sjellin emocione e që na bëjnë të konsiderojmë Gjilanin “shtëpi” duhet të jetë prioritet i komunës tonë, andaj ndryshimi i lokacionit të shtatores duhet të ndalohet. Ne kërkojmë që për vendime të tilla shumë të rëndësishme të mbahen debate publike dhe të vendos zëri qytetarë. Shtatore të tjera që nderojnë kontribuuesit e vendit tonë janë shumë të respektuara. Ato nuk duhet të vendosën në lokacione për të zëvendësuar shtatoret e mëparshme por, të krijojnë një raport të ri e të veçantë me qytetarët. Objektet e tilla i japin kuptim hapësirës. Mos i lëvizni! Nënshkruaj peticionin dhe ndaje me të tjerët ta ndalojmë largimin e shtatores. Mos të lejojmë të shkatërrohet shpirti i qytetit tonë!” përfundon reagimi.

Ana historike e veprës

Në një fotografi të vjetër shihet kjo përmendore, në të shkruan: “Përmendorja e luftëtarëve të ramë të Pomoravles së Kosovës në Gjilan, vepër e skulptorit A. Rzhetiq 16.11.1964”. Çfarë do të thotë kjo? Bëhet fjalë për luftëtarët që luftuan kundër Nazizmit, e jo serbë kundër shqiptarëve ose shqiptarë kundër serbëve. Mos të përzihet kjo. Ky monument flet për historinë e Kosovës, jo vetëm për anën estetike artistike. Shprehë luftën e ndodhur në Gjilan, luftën kundër Fashizmit dhe dhunën e partizanëve që masakruan civilë në vitin 1944. Atëherë, përmendorja është fakt, dëshmi e komunizmit mbi historinë e qytetit të Gjilanit. Dëshmitë a duhet të zhdukën? Natyrisht që jo. Atëherë, pse të hiqet skulptura plotë dëshmi, sakrificë, luftë, revoltë dhe paqe? Kryetar mendoje mirë këtë. Kjo i bie që ky qytet nuk ka më të kaluar, jeton vetëm me një histori folklorike tonën, kurse ajo botërore nuk ka ekzistuar kurrë. Kjo përmendore përfaqëson dëshmorët e rënë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe është ngritur me motive të një politike të re të forcimit të vëllazërimit e bashkimit të të gjithë popujve të Jugosllavisë dhe atyre të Gjilanit e rrethinës në veçanti.

Ata që shkatërrojnë kulturën janë barbarë, disi si pa qeliza nervore, pa emocione. Atëherë, edhe ndërtesat e ndërtuara në ish jugosllavi duhet të rrënohen, çdo metër katrorë beton. Skënder Zogaj, analist politik, i del në mbrojte Lutfi Hazirit, duke pohuar se , “Kjo statujë është një simbol sllav që simbolizon riokupimin e Kosovës nga ana e Serbisë komuniste.” Kjo përmendore është përgjithësuese i nderuar, i përket të gjithëve kundër nazizmit, nëse hiqet përkrahet nazizmi ose tentohet të fshihet historia e tij. “Çështja e përmendoreve është problem shprehimor i regjimeve që, me rastin e sundimit të tyre në hapësira të caktuara, përpiqen që të etiketojnë edhe ambientin gjeografikë me sa më shumë shenja të vetat, sepse kjo është një nga mundësitë e shumta për t’ia imponua influencën e tyre të sundimit tek popullata.”, thotë Zogaj. Nuk e dijë në cilat media u përmend ndonjëherë kjo përmendore si etiketim gjeografik ose si përvetësim i veti. Kjo është shumë e thjeshtë: revoltë kundër nazizmit. “Prandaj, unë mendoj se përmendorja “ushtari i panjohur” e vitit 1945 në Gjilan, është një përmendore koti, që nuk e ka asnjë vlerë për nën qiellin e Kosovës dhe traditën kulturo-historike shqiptare, pos tjerash edhe për faktin se është përmendore një rrëgjimi dhe për qëllime antishqiptare”, shprehet ai. Nuk është përmendore koti, është futurizëm i asaj kohe dhe estetikisht është shumë e qëlluar. Cili regjim? Fashistët normal që ishin kundër, kurse qëllime anti-shqiptare, askund nuk shprehë kjo. Ushtari mbartë një ushtarë të plagosur nga nazistet. Kjo vepër nuk i përket asnjë kombi sepse mund të përdoret për të gjitha kombet. Parullën e ka të thjeshtë: Kundër Nazizmit. Pse a nuk ndodhi kjo gjatë historisë? Kjo nuk lidhet me traditën shqiptare sepse skulptura nuk e prezanton këtë, andaj edhe s’le hapësirë të kritikohet në kuadër të kësaj. Dakord dhe është gjë e bukur të vendoset shtatorja e Idriz Seferit, por jo mbi fatkeqësinë e tjetrës të ndërtohet një fat i mirë. Më së paku duhet të pyeten politikanët për shtatorët, kjo është punë e historianëve, dhe historianëve të artit, pastaj edhe popullit.

Me të drejtë ka reaguar ish kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa i cili ka shkruar se historinë nuk mund ta bësh mbas shijes tënde duke e përdhosur apo mbuluar kulturën e pararendësve tu. “Këtë përmendore (që ishte e vetmja trashëgimi e këtij lloji për historinë e mesit të shekullit të kaluar në këto hapësira) nuk e rrezoi përtokë populli i Gjilanit në vitin më kritik e më frustrues 1999 kur, me plotë të drejtë e rrëzoi atë të Car Llazarit.”, shënon Mustafa. Shtrohet pyetja pse? Kjo përfaqëson të gjithë të rënët kundër nazizmit, të gjithë të bashkuar. Nëse hiqet mbas asaj bindje se kinse është sllave, atëherë edhe piramidat e Egjiptit duhet rrëzuar, ngaqë faraonët qenë diktatorë të mëdhenj. Kulla Eiffel, të hiqet sepse nuk u ndërtua në kohën e demokracisë. Skulpturat greke duhet rrënuar ngaqë shprehin fëmijërinë naive për ne, por bota ruan me fanatizëm këtë nostalgji për këtë fëmijëri. Edhe kryeveprat e renesancës duhet djegur. Definitivisht kjo iniciativë kundër artit shprehë një naivitet dhe jo njohuri për vlerat. Historia nuk ndërtohet nga e sotmja e as folklori, por nga arkivi i së vërtetës. Pa vullnetin e popullit u hoq nga një grusht njerëzish të politikës, pothuajse kjo e vetmja skulpturë pas luftës së dytë botërore e mbijetuar në Gjilan derisa në qendra tjera u hoqën nga analfabetët, injorantët dhe servilët.

Trashëgimia jonë ka nevojë për katarsis, e them jonë sepse “Ushtari i Panjohur” na përket të gjithëve. Problemin e trashëgimisë komuniste duhet kuptuar në Kosovë, por Kosova kishte më shumë probleme me nacionalizmin se sa me komunizmin. Edhe sot më shumë ka probleme me nacionalizmin se sa me demokracinë. Disi më duket se heqja e ushtarit tenton t’i manipulojë faktet e fashizmit, por kjo kujtesë është shumë e kristaltë te populli dhe librat.

Newborn-i i gabuar 

E dashurojmë të gjithë lirinë, atmosferën mbi tokën që e kemi tejet të freskët, të pafajshme që u përpiqen t’ja ngjisin fajin.

I arsyeshëm është monumenti Newborn-i, poshtë pallatit të rinisë. skulpturë e krijuar me rastin e pavarësisë së Kosovës e udhëhequr nga Fisnik Ismajli. Ky monument çdo vit ndërron pamjen, por jo formën. U shpalos në ditën e pavarësisë së Kosovës. dhe iu mundësua pjesëmarrësve festues, që në skulpturë të nënshkruajnë. Skulptura u vendos në qendër të Prishtinës vetëm për ditën e pavarësisë për të shënuar lindjen (born) e Republikës së Kosovës, për të “marrë nënshkrimet” dhe pastaj të zhvendoset në lokacion të përhershëm.

Ky monument nuk e zbukuron botën, është i rrethuar me hi, çdo ditë nxihet, vlon në zanatin e baltës, është në gropë, i shtypur, por i ngritur si lindje dhe ata që e duan lirinë.

Kjo britmë është e preferuara e të gjithëve, por unë jam i zhgënjyer me mos përshtatjen e hapësirës adekuate për Newborn-in.

Arti ka për qëllim të bëhet i zhurmshëm.  Monumenti për asnjë vit nuk trazoj, nuk rrotulloj zhurmën, çdo ditë bëhet më i heshtur.

Në vendin ku rri, po shndërrohet në mumie, statuja po shembet në baltë.

Jo të rrëzohet, por të zhvendoset se më idiotë janë ata që po i përmbysin kështu veprat e mëdha nën kafshim arkitektonik përreth sesa ata që hedhin kripë në det.

Ky monument po përçmohet i mungon shtrirja ideale, sepse skulptura e madhe e ka këtë ligj, rilind  në një jetë të re , bëhet bukuri e gjallë. Kështu e rrethuar duket si shëmti.

Newborn tenton të ketë tipare hyjnore sepse u inaugurua në momentin e duhur, por tashmë përmbyset në vuajtje, është tërhequr në vete: vërtet do të na falënderoj nëse një ditë ja gjejmë një hapësirë. Newborn loton dhe loton…..

Ju këshilloj: vendoseni ja lartë, ja vetëm, kështu do ja kthejmë një jetë të re, çdo virtyt do kthehet te ne.

Qytetet e mëdha botërore identifikohen me art konkretisht me ndonjë skulpturë unike dhe ato zënë vend në hapësirat publike, sheshe, qendra, ose parqe, por gjithmonë në vete ruajnë koncepte, ide dhe mesazhe të fuqishme.

Pyetja kryesore është se skulptura apo monumenti i madh sa mund të ekzistojë në hapësirë e cila është e ngulfatur me ndërtesa afër njëra-tjetrës, konkretisht raporti i arkitekturës me skulpturën. Kjo dramë çdo ditë ma copëton zemrën, por nuk besoj në atë se do e rehatojnë. Ne asnjëherë nuk ditëm t’i rehatojmë veprat e mëdha. Po kërkoj vetëm të ndriçoj një copë shpirt nga vepra, këta injorantë nxjerrin vetëm mish nga kjo. Fisnik Ismajli ja është budalla ja i paditur në art sepse ngatërroj hapësirën me skulpturën. Çdo ditë ajo ndjen ftohtësinë dhe po bëhet e pakënaqshme. A është ky qëllimi? Ta anashkalojmë këtë monument? Po, sepse injoranti është edhe i paditur. Kjo krenari e heshtur nuk i shkon stomakut të artistit të mirëfilltë zotëri. Skulptura ndjehet shumë e vogël, në heshtja i ndizet poshtërsia. Një ditë do të vdesë kjo skulpturë.

Nëse skulptura është shumë e madhe dhe rri afër objekteve edhe më të mëdha, nuk le shumë për të dëshiruar, shëmtohet në vete.

Newborn çdo ditë minimizohet nga arkitektura përreth. Kjo i bie sikur një njeri mbi peshë të veshë rroba të vogla.

Në vend që arkitektura në raport me skulpturën të jenë superstrukturë, ato ngurtësohen, shëmtohen dhe gjymtohen.

Çfarë përmban Newborn-i? Vijë, ngjyrë, formë, vëllim dhe masë. Hapësirë-kohë të gabuar.

Vlera e skulpturës së sotme ka karakter arkitektonik, e kjo ka qesharak, gjithmonë në vendin ku është.

Jo më kot skulptori Roden nuk i vendos skulpturat e tij në hapësira të hapura. E as Hanri Murr. Në vend që Newborn-i ta thjeshtëzon paraqitjen, thelbin ta figurativizon, pa ndonjë shtesë ose ekzagjerim, ai shëmtohet vetvetiu.

Kërkoj që ky monument të bëhet modë ose lëvizje skulpturale e kohës, e jo vetjake ose anashkaluar siç po ndodh me të. Vërtetë nuk e meriton një vepër nëse i analizohet kuptimi dhe mesazhi. Skulptura figurativisht ngjallet në arkitekturë, por edhe arkitektura në skulptura.

Në këtë rast Newborn-i po shtyhet me limitet e arkitekturës dhe bashkëpunimi është qesharak, tallës dhe ofendues.

Çfarë disipline përbëjnë Arkitektura dhe Skulptura? Hapësinore, komunikim shumë paralel, herë edhe tejkalues.

Kufiri i tyre tashmë është shkrirë, mbas syrit të njeriut dhe rahatisë mendore e cila proteston vazhdueshëm nëse nuk harmonizohen të dyja.

Nuk  do të thotë se jemi në një kohë ku gjithçka pranohet.  Jemi në një kohë që kërkojmë qetësinë më absolute ndaj zhurmave dhe mbivendosjeve ekstreme.

Çdo ditë tmerrona, nga tmerri dua të bërtasë siç nuk kisha bërtitur kurrë. Skulpturat e kërkojnë hapësirën e duhur.

Newborn është ende në burg kërkon lirinë, lirojeni në hapësirë.

Dallgët e ndërtesave çdo ditë vërsulen rreth këtij monumenti, po rritën e po rritën.

Hijet nuk mund ta skicojnë përdhe formën e Newborn-it.

Skulptura dhe arkitektura përballen frontalisht, vështirë e shohin ndarjen njëra nga tjetra.

Duket si e topitur, e ngrirë e ngurtë si shtylla kolone.

Skulptura nuk e ka korrektësinë, ambienti vuan nga harmonia, i mungon funksionaliteti.

Asgjë nuk është ne perfeksion siç duhet te ishte.

Duket si gërmadhë herë verdhacake herë gri, gjithmonë duke shpresuar.

Newborn ekspozohet para çdo batakçiu dhe pyet se kush do ta lëndoj?

“Heroinat”, plagjiat apo vepër origjinale? 

Fjalori i gjuhës shqipe kuptimin e plagjiaturës e përkufizon si paraqitjen e një vepre nga dikush tjetër të përvetësuar si të veten: vjedhje letrare, muzikore, artistike, duke marrë pa treguar burimin. E dyta, kur dikush paraqet veprën e huaj me emër të vetin, ose kur dikush huazon ndonjë tekst ose pjesë nga teksti e nuk e bënë të qartë burimin (kjo identifikohet si plagjiaturë e pjesshme), tjetra, kur dikush e përkthen ndonjë shkrim dhe nuk e bënë të qartë burimin, pra e paraqet si të tijin, apo kur dikush huazon pjesë të ndonjë teksti të huaj, prapë nuk e tregon burimin, ose tregon tekstin por burimin e parafrazimit nuk e tregon dhe e fundit kur dikush e paraqet një vepër te veten apo të ndonjë pjese të saj në provime apo ngjarje të ndryshme, identifikohet si vetë-plagjiaturë.

Në çdo vend të botës plagjiatura ndiqet me ligj, kurse te ne, ajo ndodhet në qendër të qytetit konkretisht përballë obeliskut më të madh në kryeqytet NewBorn. Bëhet fjalë për memorialin “Heroinat” të inauguruar më 12 qershor të  2015-tës. Edhe në media u diskutua se a është plagjiaturë apo vepër origjinale nga artisti Ilir Blakçori. Si qëndron puna? A mund të cilësohet si vepër plagjiaturë, atëherë ne po bëjmë një përshkrim të dy veprave dhe vet lexuesi le ta përkufizojë:

Memoriali “Heroinat” rrëfen për sakrificën e femrave që luftuan me armë në dorë dhe ranë dëshmore, veçanërisht grave të dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në luftë nuk rranë vetëm heronjtë kemi edhe 20 mijë heroina të dhunuara. Memoriali “Heroinat” është vendosur në një këndë të fshehur krahasuar me memorialit tjera në kryeqytet. Memoriali u inaugurua me rastin e shënimit të ditës së çlirimit të Kosovës. Vepra u krijua me 20 mijë shufra të hekurit. Në sipërfaqen e kësaj skulpture, shufrat marrin trajtën e medaljoneve. Vepra duket si impozante, në fytyrën e saj vërejmë butësinë e natyrës femërore. Koncepti i saj është i dyfishtë sipas realizuesit Blakçori:  gjatë ditës nën efektet e dritës natyrale, medaljonet reflektojnë dritë e hije mbi imazhin e portretit. Nëse afrohemi vërejmë portrete individuale të medaljoneve, që identifikojnë nënat, bijat, motra që humbën në luftën e fundit.

Interesante është se vepra jo veç që u frymëzua nga një vepër tjetër, por është e njëjtë sikurse ajo e artistit Asif Khan, ‘MegaFaces’ 2014. Pjesa e kokës “Heroinat” dhe “MegaFaces” (i njëjti realizim i këtij monumenti ishte i vendosur edhe në Lojërat Olimpike 2014, që janë mbajtur në Sochi të Rusisë), janë të njëjta, me vështrim të njëjtë, vetëm se pjesa e flokëve te “MegaFaces” i mungon, këtë nuk e përdorë artisti te “Heroinat”. Pjesa e ballit, syve, hundës, gojës, vështrimit, copëzat e medaljoneve (të ngjashme) në fytyrë, shikimi, tërë mimika, janë identike. “Heroinat”, është fytyrë gruaje, kurse “Megafaces” duken si fytyra të fëmijëve, vetëm biografia e personazhit ndryshon derisa pjesa e idesë dhe realizmit mbetet mu e njëjta. Në stil, anatomi dhe koncept janë të njëjta. Këto vepra ngjajnë si dy pika uji. Nuk kopjohet vetëm ana vizuale, kopjohet edhe koncepti autentik i veprës “MegaFaces”. Kjo vepër tashmë e kopjuar ka lëvizje emocionale, por unë si qytetar i thjeshtë më shumë do pëlqeja murale të shkëmbit me simbole historike të heroinave në vend të një vepre të kopjuar.

“MegaFaces” përbëhet nga 11 mijë aktivizues, që shfaqin fytyra të ndryshme me anë të kinetikes nga jashtë. Poashtu edhe këto fytyra janë identike sikurse të “Heroniave” të minimizuara. Nga distanca, nëse i vështrojmë të dy veprat afër, dallimet janë vetëm në pjesën e flokëve sipër. Kjo nuk mjafton për tu distancuar tërësisht nga vepra, dhe ta quajmë si krijim origjinal.

Atëherë, çfarë mund t’i thuajmë kësaj? Pjesa hyrëse e tekstit e dëshmon si referencë origjinalitetin e këtij memoriali në kryeqytet. Mos të harrojmë se vepra “Heroinat’, kap shumën prej 120 mijë eurosh. Artisti e fitoj konkursin pasi dy herë radhazi u anulua për shkak mospjesëmarrjes së artistëve. Iniciatorja e projektit Alma Lama kishte thënë se ky memorial duhej të ishte bërë i pari në Kosovë. Po, mirëpo ana artistike estetike duhej të ishte origjinale, ndonëse edhe unike. Gratë e rëna në luftë të gjithë i kanë prekur, dhe meritojnë të jenë në një vepër origjinale. Lama vet ka pohuar: “Gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2013, pra në dhjetor të 2012 unë kam përgatitur një amendament ku është përshkruar ideja e memorialit si dhe shuma e nevojshme për ta realizuar këtë projekt. Ideja dhe koncepti i një memoriali që nderon kontributin e grave gjatë luftës është përkrahur nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe u miratua njëzëri.” Mirëpo, a e kanë parë skicën ose buceten e memorialit dhe kërkimin se mos vallë është plagjiat, pasi do vendoset në qendër të qytetit? Normalisht që jo, vetëm i kanë ngritur duart pa qenë të informuar. Dakord jam me idenë e memorialit si propozim ta gëzon kryeqyteti sakrificën dhe madhështinë e gruas, por jo me realizmin e tij.

Memoriali ashtu si është tash ka të veçantë portretin, është shumë i kohës, dhe nuk paraqet ndonjë grua me armë në dorë me përmasa të trupit të rritura siç jemi mësuar shabllon t’i shohim në skulpturat komuniste të Shqipërisë, ose me emocion folklorik – patetikë, kjo vlen të veçohet këtu, por nuk mjafton vetëm kjo. Pasi që gratë e meritojnë një vend të rëndësishëm në luftën e fundit, e meritojnë edhe një memorial origjinal nga duart e artistëve.

Çuditem pse nuk kanë reaguar heroinat dhe ideatorët e këtij projekti, por vetëm me duartrokitje e zbuluan  kopjen e tillë. Ndoshta nuk kishin njohuri për një vepër identike që ekziston dikund në botë. Tjetra, anëtarët e komisionit vlerësues dhanë pëlqimin e kësaj figure dhe e zgjodhën, prapë se prapë arti është si treg, ku artisti ofron mallin pa ndërgjegje, blerësit e konsumojnë, atëherë artisti fiton. Por, arti i vërtetë madhështor rrjedh nga sinqeriteti i autorit, dhe veprat e mëdha kishin ndikime e pak prej tyre qenë plagjiaturë.

Projekti u financua nga taksapaguesit e Kosovës dhe Kuvendi vendosi miratimin e tij. Kjo vepër vetëm emrin e ka origjinal “Heroinat” ngaqë balancohet me heronjtë dhe të tilla qenë ato gra që dhanë jetën për vendin e tyre. Picasso me kotë nuk thotë: “Artistët e këqij kopjojnë, ndërsa gjenitë vjedhin”, e kjo vepër i takon të parës në këtë thënie.

Loading...