Policia fillon arrestimin e protestuesve të opozitës (Video)
Në orët e mbrëmjes, dhjetëra persona në Tiranë dhe rrethe janë shoqëruar nga policia për aktet e dhunshme në protestën e sotme të opozitës në sheshin para Kryeministrisë.
Uniformat blu mësohet se kanë ushtruar kontrolle në banesa pasi grupi i ekspertëve të hetimit ka vëzhguar pamjet filmike të realizuara në protestë.
Mes të shoqëruarve është dhe ish-drejtori i policisë bashkiake në kohën e Bashës si Kryebashkiak i Tiranës, Florenc Hoxha.
Mësohet se Florenc Hoxha po hetohet lidhur me protestën e sotme të opozitës para Kryeministrisë.
Ai është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë dhe Policia e Prokuroria po verifikojnë rolin e Hoxhës në incidentet e ndodhura.
Loading...