Policia serbe bastisë shtëpine e nënkryetarit të OVL së UÇPMB-së

Shpërndaje

Sot në orët e hershme te mengjesit dhjetëra pjesëtarë të policisë serbe nga stacioni policorë i Bujanocit te shoqeruar nga MUP-i nga Vranja, kanë rrethuar shtëpinë e Tefik Abazit në fshatin Nasalcë (Buajnocit) me pretekst te kërkimit të armëve, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Mësohet se “mysafiret e paftuar” nga radhet e policise serbe ne ket fshat shqiptar ka shkaktuar frikë dhe panikë tek banotret, sidomos per familjaret e nënkryetarit të OVL së UÇPMB-së te cilet ishin në gjumë.

Pas disa orëve bastzisje, policia kanë marrë me vete Tafik Abazin, për të dhënë deklaratë në drejtorinë e policisë në Vrajë i cili më pas eshte liruar. Kjo është hera e dytë që ftohet për deklarata nga pjesëtar të sigurisë serbe.

Derisa KDNJ ne Presheve, ende ska reaguar, Këshillit Nacional Shqiptarë keto bastisje e konsiderojne si forma te presionit me qellim te frikes dhe zbarsjes se Lugines se Presheves nga te rinjt qofte me fetsa informative apo bastisjet që kohës së fundit po ndodhin ndaj familjareve të ish pjesëtarëve të UÇPMB –së. Per kete rast jane informaur edhe misinet nderkombetare (OSBE, BE dhe ambasadat boterore) ne Beograd.

Loading...