Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi hyn në shtëpi të re (Foto)

Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka hyrë në shtëpinë e re, të cilën e ka ndërtuar në Çagllavicë të Komunës së Graçanicës, raporton portali “Zëri.info”.

Pas hyrjes në shtëpi të re, në vizitë te Thaçi të dielën mbrëma kanë qenë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kreu i Qeverisë kosovare, Ramush Haradinaj, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj.

“Ishim me ja bo shtëpinë përhajr shtëpinë e re”, ka deklaruar Veseli, i pyetur në lidhje me qëllimin e vizitës në shtëpinë e Thaçit, raporton “Zëri.info”.

Përndryshe, para se ta ndërtoj këtë shtëpi, presidenti kishte ndërtuar një shtëpi tjetër, të cilën ia kishte shitur biznesmenit Rrahim Pacolli për 360 mijë euro.

Thaçi po ashtu një kohë ka jetuar edhe në banesën e biznesmenit tjetër, Bujar Musa.

Loading...