Rajoni

Protesta e opozitës, nga çelja me shashka te bashkimi i krerëve në shesh (LIVE)

Shpërndaje

Opozita shqiptare ka nisur pak pas orës 11 protestën e paralajmëruar prej kohësh.

Partia Demokratike transmeton me kamerat e saj LIVE, ndërsa Lulzim Basha është parë në krah të Sali Berishës. Këta të fundit u kanë bërë thirrje qytetarëve të ulen ne shesh.

Protesta para Kryeministrisë ka ngjallur shume pikëpyetje për kohëzgjatjen e saj, formën dhe përmasat.

Më herët, një grupim protestuesisht u konfrontuan me njëri-tjetrin. Pas hedhjes së shashkave pranë Kryesisë së Kuvendit, pati edhe djegie të disa pankartave.

Edhe pse u tha se nuk do të ketë fjalime politike, Sali Berisha nuk ka rezituar dot.

Loading...