MaqedoniTop Lajme

Pushteti i Maqedonisë së Veriut prap vazhdon me stilin e vjetër, nuk respekton ligjin e gjuhëve! (Foto)

Shpërndaje

Në pikëkalimin kufitar “Bogorodicë” në kufirin Greqi-Maqedoni, tani më qëndron tabela me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”, në gjuhën maqedonase dhe angleze.

Nuk bëhet fjalë për tabelë të re por është vendosur afishe mbi tabelën e vjetër.

Kjo është në përputhje me vendimin e djeshëm të Grupit ndërsektorial për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese, e cila parashikon Drejtoria Doganore të vendos etiketa në tabelat e pikëkalimeve kufitare, kufirin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe dy aeroporteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në afat prej tre ditëve.

Siç duket Pushteti i Maqedonisë së Veriut vazhdon me stilin e vjetër, nuk respekton ligjin e gjuhës, mungon GJUHA SHQIPE si gjuhë e ‘dytë’ zyrtare siç thonë politikanët shqiptarë.

Më poshtë ju sjellim disa fotografi të tabelave në kufirin Greqi-Maqedoni.

Loading...