Qytetari ultimatum Bashës: Ose rrëzo atë ose ik vetë!

Shpërndaje

Në prag të protestës së 16 shkurtit, kreu i opozitës Lulzim Basha ka qenë sot në Ballsh ku është takuar me qytetarë dhe tregtarë. Duke dëgjuar hallet e tyre, kryedemokrati i ftoi të gjithë të bëhen pjesë e protestës për t’i dhënë fund varfërisë e krimit që ka pllakosur vendin.

Por, një bisedë me një qytetar ka qenë mjaft interesante, teksa ky i fundit i ka dhënë ultimatum që të rrëzojë Ramën, ose të ikë edhe vetë.

Ndërsa Basha i është afruar një qytetari me fjalët “si je”, përgjigja e tij ka qenë:

“Për faqe të zezë!”

Më tej qytetari ka vazhduar duke iu drejtuar Bashës me fjalët: “O rrëzoje atë, ose ik edhe vetë Luli”.

“E keni në dorë ju”, – është përgjigjur Basha, duke i thënë qytetarit se tashmë rrugët politike kanë mbaruar dhe duhet të marrin në dorë fatet e tyre.

“E kemi ne, por edhe ti. Dili për zot ose hajde ikim pastaj”,- ka vijuar qytetari, i cili i ka kërkuar Bashës të zgjidhë problemet e naftëtarëve nëse vjen në pushtet.

Loading...