Rama nga Vlora: Qyteti i duhur për të bërë dallimin mes të shkuarës dhe tashmes
Ndërsa në Tiranë opozita ka ftuar qytetarët të protestojnë kundër qeverisë, kryeministri Rama ka mbledhur në Vlorë, elektoratin në kuadër të takimeve publike “Bashkia që duam”.Kkëtë herë kreu i qeverisë ka zgjedhur të organizojë takimin në Sheshin e Flamurit.
“Shumë shpejt në pak vite ky shesh duhet të mbledhë të gjithë shqiptarët në 100 vjetorin e pavarësisë. Unë e di që Sulua ka bërë shumë për PD, por është një vlonjat i mirë dhe jam i bindur se do e kuptojë që ky shesh është i pavarësisë. Ne e organizuam këtë takim në kuadër të ciklit të takimeve për bashkinë që duam dhe për dreq dje na bënë reklamë dhe erdhën edhe më shumë nga sa e prisnim.
Jemi këtu se që kur morëm votën premtuam se do jemi hap pas hapi me ju, njerëzit e zakonshëm. E kemi patur të qartë se mund të qeverisim si duhet vetëm nëse nuk ndahemi nga ju e ju kemi para syve. Për ne vëmendja e të kuptuarit të shqetësimeve të njerëzve është pjesë e punës sonë të përditshme. Vlora është vendi i duhur për të bërë dallimin mes të shkuarës dhe të sotmes dhe të ardhmes. Vlora që dua nuk është kjo” – u shpreh Rama.