Rrëfimi rrëqethës i tifozit të famshëm afgan të Messit, nëna e tij e ka një kërkesë për argjentinasin (Video)
Fama ndërkombëtare është e vështirë për t’u kuptuar nga cilido shtatëvjeçar. Në Afganistan, ajo mund të ta rrezikojë jetën.
Në janar të vitit 2016, një foto e djaloshit Murtaza Ahmadi u bë e famshme, falë një fanelle të Lionel Messit, të cilin ai e kishte krijuar me qese plastike dhe me laps. Kjo fanellë ia kishte fituar atij dy fanella dhe një top të nënshkruara nga argjentinasi dhe një takim me futbollistin milioner, shkruan CNN.
Sot, shumë njerëz e njohin Ahmadin, mirëpo ai është në arriti, duke dëshiruar që askush të mos e njohë.
Problemet e Ahmadit filluan pasi ai e takoi heroin e tij në një vizitë të shkurtër në Katar. Këto probleme nuk u shkaktuan nga kamerat e gazetarëve, mirëpo nga talibanët. Nën nëntor, talibanët e pushtuan pjesën e Afganistanit ku ishte rritur Ahmadi.
“Talibanët po i vrisnin të afërmit tanë dhe ata po kontrollonin nëpër shtëpi, ndalonin vetura dhe i vrisnin pasagjerët. Kërkonin nëpër shtëpija dhe i vrisnin njerëzit”, ka thënë Ahmadi.
“Ne nuk kishim leje nga talibanët për të luajtur futbollit ose edhe vetëm të largoheshim. Ne i dëgjonim xhurmat e armëve të tyre, kallashnikovëve dhe bombave. Ne i dëgjonim edhe njerëzit duke bërtitur”.
Në veçanti, Ahmadi u kërcënua nga tablibanët për shkak të famës së tij, tregon nëna e tij, Shaqifa.
“Që nga dita kur Murtaza u bë i famshëm, jeta u bë edhe më e vështirë për familjen tonë. Jo vetëm talibanët, por grupe të tjera mendonin se Messi i ka dhënë atij shumë para. Ne e ndaluam atë nga shkolla dhe ishim të kërcënuar gjatë gjithë kohës”, ka thënë Shaqifa.
Ahmadi zbulon se i kishte kërkuar nënës së tij ta dërgonte diku tjetër. Në fund, babai i Ahmadit arriti t’u ndihmojë të dyve të arratisen në një qytet të afërt, Bamyan.
“Hera e fundit që e kam parë babain ishte hera e parë kur erdhëm këtu. Pastaj, ai u kthye atje dhe nuk e kemi parë më. Më mungon shumë. Kur ai e telefonon nënën time, edhe unë flas me të”, ka thënë Ahmadi.
Gjendja në pjesën e Agfanistanit ku jetojnë ata është përkeqësuar gjatë kohës së fundit dhe tani Shaqifa i ka kërkuar përsëri një nder Messit, këtë herë për t’u larguar nga Afganistani.
“Dua që Messi t’i ndihmojë Murtazas, të na ndihmojë të largohemi nga Afganistani në mënyrë që Murtaza ta ketë një të ardhme më të mirë”.
Në Kabul, Ahmadi mund të luajë futboll vetëm brenda katër mureve të shtëpisë së tij dhe ëndrrat e tij për futboll janë të kufizuara nga situata e tij.
“Në Kabul, unë s’mund të largohem nga shtëpia. Nëna ime nuk më lejon të dal jashtë. Ajo frikësohet. Unë luaj vetëm me miqtë e mi brenda në shtëpi”, rrëfen Ahmadi.
“Kur isha në vendlindje, nuk mund ta vishja fanellën e Messit sepse frikësohesha se dikush mund të më lëndonte. Dua të largohem nga ky vend sepse këtu ka luftë. Dua të bëhem futbollist si Messi dhe të luajë me të”.