Shkëndija i ‘kall’ maqedonët në Ditën e Pavarësisë, marshon sigurt drejt titullit
Shkëndija ka arritur të fitojë derbin e Maqedonisë kundër Vardarit, me rezultat minimal.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Tetovës padyshim ishte i stërmbushur dhe me një atmosferë impozante të krijuar nga ‘Ballistët’.
Fati i kësaj ndeshje u vendos në minutën e 23′ kur Omar Imeri shënoi golin e fitores për ‘Kuqezinjët’.
Në fund ndeshja pati tensione, pasi stafi i Vardar kërkoi llogari te gjyqtari, që sipas tyre bëri padrejtësi.
Tashmë, Shkëndija shkëput diferencën në tetë pikë me vendin e dytë, të cilën e mban kundërshtari i sotëm Vardari, me 43 respektivisht 35 pikë.
Ndeshja e ardhshme e Shkëndijës është si mysafire e Makedonija GP.
Loading...