Maqedoni

Të zgjerohen pistat e hetimit për rrokullisjen e autobusit në autostradën Shkup-Tetovë

Shpërndaje

Dy pista të mundshme për hetim në rastin e fatkeqësisë së djeshme të autobusit në relacionin Shkup-Tetovë, në të cilën humbën jetën 14 udhëtarë dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Përveç hetimeve të rregullta të cilat zakonisht i kryejnë organet kompetente, që nga kontrollet teknike të automjetit deri te faktori njeri, gjendja psiko-fizike e drejtuesit të automjetit, sipas përshkrimit të ngjarjes dhe dëshmive të siguruara, mendoj të fokusohen hetimet edhe në dy pista të tjera të mundshme. edhe atë:

1.Faktorët e jashtëm natyrorë, si efektet anësore të ndonjë tornado, e cila mund të ketë goditur në afërsi të vendit ku ka ndodhur aksidenti, ose ndonjë shtjellë e fortë ere, shakullinë, dredhë, e cila ngrihet përpjetë si hinkë, duke rrëmbyer me vete sende të lehta, ose përmbysur sende të rënda dhe objekte (lëvizje shakullore e fuqishme e ajrit, shtjellë ere);

2.Hetimi i rrethanave për ndonjë atentat të organizuar, siç hedh dyshime njëri nga deputetët aktualë të partisë në pushtet. Këto lloje të atentateve ndodhin zakonisht pas ngjarjeve të rëndësishme në jetën politike të ndonjë shteti, siç është rasti i nënshkrimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Format e këtyre atentateve nuk realizohen përherë me mjete dhe metoda klasike, por me metoda të sofistikuara. Në rastin konkret mund të jetë përdorur ndonjë tip i minave inteligjente, të telekomanduara (minë joshpërthyese), me veprim tronditës, që mund ta çorientojë automjetin gjatë lëvizjes në shpejtësi.

Fjala nuk bën mort, por dyshimi është një nga burimet e së vërtetës. Pas kësaj fatkeqësie të rëndë, syçelësia, kujdesi i shtuar dhe hetimet e detajuara dhe të gjithanshme, sigurisht do të ndihmojnë në mospërsëritjen e rasteve të këtilla me bilanc të këtillë tragjik.

Duke u mbështetur në disa lajme nga media dhe disa mendime nga deputet dhe analist, FJALA.MK ka shkruar këtë ANALIZË për ngjarjen tragjike në autostradën Shkup-Tetovë

Loading...