Teuta sërish i gënjeu qytetarët e Reçicës së Vogël: Reçica edhe në 2019 pa Shkollë Fillore

Shpërndaje

Në listën e shkollave që do të ndërtohen edhe për vitin 2019, nuk është shkolla në Reçic të Vogël e cila u premtua nga vetë kryeministri Zoran Zaev dhe kryetarja aktuale Teuta Arifi në fushatën e zgjedhjeve lokale 2017.

Me datë 6 tetor 2017, kryeministri Zaev gjatë vizitës së lokalitetit ku do të planifikohet të ndërtohet shkolla në Reçic të Vogël deklaroi se ka parë në detaje projektin për ndërtimin e shkollës dhe premtoi se ky projekt për ndërtimin e kësaj shkolle në muajin Shkurt të vitit 2018 do të tenderohet, dhe punimet në ndërtimin e shkollës do të fillojnë në muajin mars.

“Është e drejtë e çdo kujt që të protestojë, por ne këtu kemi ardhur për projektin e shkollës dhe bëhet fjalë për objekt ku do të mësojnë fëmijët, pa dallim se cilës parti i takojnë” tha Zaev.

Por kjo shkollë nuk filloi së ndërtuari as në vitin 2018 por as në vitin 2019.

Programi i investimeve të MASH, gjithashtu u publikua edhe në Gazetën Zyrtare numër 23 të datës 31 janar 2019, por në të janë publikuar vetëm të dhënat e përgjithshme të investimeve dhe jo të detajuara se sa mjete do të ndahen për secilin objekt shkollor.

Vlenë të përmendet se kryetarja e komunës së Tetovës edhe kësaj radhe ka gënjyer qytetarët e këtij rajoni, e cila vazhdon të gënjejë me vite të tëra. Kryetarja për këtë premtim e ka përmendur vetëm para zgjedhjeve komunale, por asesi që ky projekt të niset ku qytetarëve iu është premtuar prej vitit 2013./fjala.mk/

Loading...