Theresa May tenton të negociojë përsëri me BE

Shpërndaje

Atë në Bruksel e ka pritur presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, e do të takohet edhe me presidentin e Këshillit të Evropës Donlad Tusk si dhe me presidentin e Parlamentit Evropian Antonio Tajani.

Kryeministrja britanike po përpiqet të fitojë ndryshime të disa pjesëve të marrëveshjes të cilat kanë të bëjnë me të ashtuquajturin rrjet i sigurisë (backstop) me çka shmanget kufiri i fortë në mes të Irlandës dhe krahinës britanike Irlanda Veriore.

Deputetët britanik e kanë refuzuar marrëveshjen e arritur në mes të Londrës dhe Brukselit, duke kërkuar ndryshimin e asaj pjese të marrëveshjes, mirëpo BE ka kumtuar se deri te negociatat e reja nuk mund të vijë, sepse është arritur marrëveshja më e mirë e mundur.

Ekziston frika se Britania e Madhe, e cila zyrtarisht del nga anëtarësimi i BE më 29 mars, mund të shkojë nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje definitive.

Loading...