Kronikë e zezëMaqedoniTop Lajme

Tragjedi në autostradën Shkup-Tetovë, rokulliset autobusi me udhëtarë (LIVE)

Shpërndaje

Rreth orës 17:00 në autostradën Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobusë. Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit. Deri tani tre ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një eskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv.ministri i Brendshëm Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar gjatë këtij aksidenti. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës së autobusit. Megjithatë për informata më të hollësishme do t’ju njohim në vazhdim si dhe në edicionin e lajmeve të orës 19:oo.

Momenti i rrokullisjes:

Loading...