‘Tre persona të varur në Vorë’, fotoja që alarmoi qytetarët

Shpërndaje

Kush kishte zgjedhur të udhëtonte nga Tirana drejt Durrësit mëngjesin e sotëm është përballur me një pamje horror. Në dy vinça të vendosur njëri pas tjetrit, tre persona ishin të varur, e pranë tyre disa thasë të bardhë. Qytetarë të ndryshëm kanë dërguar foto pranë Shqiptarja.com, të alarmuar për ngjarjen që po ndodhte.

Ndërkaq telefonata ka pasur edhe në polici, ku kanë informuar për skenën e tmerrshme. Por ajo çka dukej aq reale ishte skenë e një filmi me produksion shqiptar që po zhvillonte skenën e radhës. Sipas burimeve nga policia, grupi i xhirimit kishte marrë të gjitha lejet e nevojshme për xhirim dhe ishin zhvendosur në atë zonë për skenën e radhës.

Skena nga xhirimi i filmit në Vorë

Loading...