MaqedoniTop Lajme

U jepet lamtumira edhe dy të rinjëve nga Gostivari, Onur Sadikut dhe Ajdin Ismailit (Video)

Shpërndaje

Sot pas namazit të Ikindisë u është dhënë lamtumira e fundit edhe dy të rinjëve nga Gostivari, Onur Sadikut dhe Ajdin Ismailit, njofton TetovaSot.

Dy të rinjtë të moshës 19 vjeçare humbin jetën nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë në autostradën Shkup-Tetovë, që pasojë fatale la të vdekur 15 persona dhe mbeten të plagosur mbi 30 të tjerë që ishin në autobusin e përmbysur.

Njëri nga viktimat e tragjedisë së djeshme në rrugën Shkup-Tetovë, afër fshatit Llaskarcë, është edhe 19 vjeçari Onur Sadiku. Familja e tij janë familje gurbetqarësh në Poreç të Kroacisë, kurse Onuri sapo kishte filluar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Loading...