Rajoni

Zeka thotë se Limaj, Ahmeti e Pacolli kanë qëllim që ta “djegin” Haradinajn

Shpërndaje

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka thotë se partnerët në koalicionin qeverisës nuk janë të sinqertë me njëri-tjetrin. Sipas tij, Limaj, Ahmeti dhe Pacolli synojnë ‘djegien’ e Haradinajt në politikë.

Zeka në DPT te Fidani, në T7, ka treguar se edhe disa këshilltar të kryeministrit punojnë kundër tij.

“Hashim Thaçi në restorante të ndryshme takohet me Limajn, Ahmetin, Paciollin e Gashin. Këto takime behën pa pranin e kryeministër Ramush Haradinaj. Pra, të gjithë këtë që i përmend janë që hiqet taksa. Kjo tregon se Thaçi dhe këtë të tjerët po punojnë kundër Haradinajt”, ka thënë Zeka.

Ai ka thënë se këtë liderë ndryshe flasin me Haradinajn e ndryshe me Thaçin.

Deputeti i Nismës thotë se këtë persona bëjnë politik për interesa të veta.

“Këta po duan ta qojnë deri në avullim. Deri në eleminin e tij politikë. Pra, këtë e kanë testuar damarin e tij të sinqertë, dhe me këtë pu luajnë”.

Loading...