Zv.ministri Maksuti sa për sy e faqe vetëm 15 sekonda para kamerave (Video)

Shpërndaje

Zv.ministri Bekim Maksuti sot është parë në rendin e parë gjatë një fjalimi të shefit të tij, minstrja Radmila Shekerinska, por një gjë mund të vërehet nga paraqitja e tij në videon e marrë nga rrjeti social facebook e ministres, ku zv.ministri ‘Gjon Bozuku’ shihet vetëm sa për sy e faqe vetëm 15 sekonda para kamerave, përcjell fjala.mk

Për më tepër shikojeni videon në vazhdim:

Vlenë të përmendet se ky zv.ministër i BDI-së në ministrinë e tij përfaqësimi i shqiptarëve është më i ulët se në të gjitha minstritë tjera në vend.

Ja disa statistika të pëfaqësimit të shqiptarëve në disa digastere të ministrinë e mbrojtjes:

Numri i ushtarëve dhe nënoficerëve është më i lartë dhe deri diku arrin 22.9 përqind, ndërsa i oficerëve ngelet akoma më i ulët.1.30. Në Ministrinë e Mbrojtjes, shqiptarët përfaqësohen me rreth 14% kurse në ARM me rreth 20%. Në batalionin e njësitit special “Ujqit” shqiptarët mbeten edhe më tej të papërfaqësuar, gjegjësisht 0% , derisa tek “Renxherët” vetëm 0.3% shqiptarë. Në policnëa ushtarake, shqiptarët përfaqësohen me 10 për qind.

Në listën e njësitit ushtarak elitar, “Ujqit” nuk gjendet asnjë emër shqiptar, edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme të funksionarëve shqiptarë, për përfaqësim të denjë në mbrojtjen e shtetit.

Gjithashtu vlenë të theksohet se ministrja Shekerinska në çdo takim me funksionar të lartë botëror dhe rajonal nuk e përfill aspak zv.minstrin Maksuti, por edhe as edhe ndonjë shqiptar të lartë në ministrinë e mbrojtes, kjo mund të dëshmohet edhe me fotografi nga të gjitha takimet që ka pasur Shekerinska./Fjala.mk

Facebook i minsitres Shekerinska: https://www.facebook.com/sekerinska/

Loading...