​Toska: Kosova pagoi çmimin e lirisë por harroi dimensionin njerëzor

Shpërndaje

Në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s autorja e filmit të parë që është transmetuar një vit pas bombardimeve Dijana Toska me anë të një postimi në Facebook ka shprehur zhgënjimin e saj për këto 20 vite.

Sipas Toskës Kosova pagoi çmimin e lirisë por harroi dimensionin njerëzor.“Lirinë e fituam por çfarë paqe ndërtuam kur harruam dimensionin njerëzor, përbuzëm solidaritetin kombëtar me të cilën mahnitëm gjithë botën mbarë…? A është aq e vështirë institucionet shtetërore të Kosovës martire t’i hapin dyert në këtë përvjetor, t’i shtrojnë qilimat e kuq e t’i ftojnë bashkëkombasit e tyre nga të gjitha trojet shqiptare që ta festojnë e gëzohen lirisë që e fituam bashkë…?”, shkruan ndër të tjera Dijana Toska në facebook.

KOSOVA PAGOI ÇMIMIN E LIRISË POR HARROI DIMENSIONIN NJERËZOR

Në 20 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO së, po e postoj filmin dokumentar kushtuar Holokaustit Shqiptarë, “Lugina e Dhembjes dhe Shpresës – Bllaca”, emituar premierë më 24 mars 2000, si autore dhe producente. Si autore e këtij filmi documentar biblik para 20 viteve kisha shpresë dhe besoja fuqishëm në liri dhe fitore ngase odat e zemërgjërësisë ishin hapur në të gjitha trojet shqiptare, ishim bërë bashkë i madh e i vogël, pranë oxhakut të nxehtë ku gatuhej buka dhe ndahej kafshata me kripë e zemër, ku ndahej dhimbja e përqafohej dinjiteti human e solidar me gjakun tanë. Lirin e fituam por çfarë paqe ndërtuam kur harruam dimensionin njerëzor, përbuzëm solidaritetin kombëtarë me të cilën mahnitëm gjithë botën mbarë…? A është aq e vështirë institucionet shtetërore të Kosovës martire ti hapin dyert në këtë përvjetor, ti shtrojnë qilimat e kuq e ti ftojnë bashkëkombasit e tyre nga të gjitha trojet shqiptare që ta festojnë e gëzohen lirisë që e fituam bashkë…? A është aq e mundimshme për qytetarët që të organizohen në baza vullnetare e të shtrojnë një sofër të madhe në Sheshin e Nanës Tonë të Shenjtë, me bukë e ujë, dhe me pak zemër…? A është aq e vështirë që të mblidhen disa artistë ti këndojnë kësaj ditë lirie për nder të dikujt…? A është aq e vështirë për gratë shqiptare që ta humanizojnë këtë paqë shumëdimensionale…? A është aq e vështirë për të bërë një kronikë Tv në cilën do familje shqiptare në Maqedoni, Shqipëri, Mal të Zi e diasporë…? A është aq e vështirë për ta thirur në telefon një mik të përkohshëm që bashkëjetove 3 muaj me te, së paku në këtë përvjetor për tja ndjerr zërin, nëqoftëse është gjallë…? URIME KOSOVË LIRINË! DHE TË LUTEM FORTË, NGRITE FLAMURIN E MIRËNJOHJES SEPSE PAQJA DO TË MERRË PAK MË SHUMË KUPTIM! NDOSHTA ME 12.QERSHOR 2019 ???

Loading...