300 goca në garë për ti zënë vendin, Kejvina i thumbon keq (Foto)

Shpërndaje

Pas lajmit se Kejvina Kthella u largua nga “Xingu”, rreth 300 vajza kanë aplikuar për ta zëvendësuar atë.

Ditën e sotme u zhvillluan audicionet për velinën e re e cila do të zëvendësojë Kejvinën.
Bukuroshja pohoi se do të largohej në Itali, ku sipas saj diçka e bukur e pret.

Ndërkohë në lidhje me këtë, Ermali tha se shumë shpejt do ta shohim atë në një kanal të fuqishëm Italian.

Mirëpo, kush do e zëvendësojë Kejvinën?

Siç mund ta shikoni edhe në fotot e mëposhtme vajzat duken shumë simpatike dhe duket se konkurrenca është e lartë.

Rikujtojmë se pak ditë më parë Kejvina reagoi lidhur me vajzën që do ta zëvendësojë atë, duke publikuar një foto ku shfaqej më një spec të kuq në gojë dhe mbishkruante: “Vetëm ky speci i kuq më zëvendëson mua tek ‘Xing-u’!”

Bukuroshja la të nënkuptohej se kushdo që do të vendoset në vend të saj, s’do të jetë aq e mirë sa ajo.

Epo nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim këtë të shtunë dhe të zbulojmë gjithçka.

Loading...