A janë normal këta të BDI-së, a me kësi lloj njerzish nderohet heroi Adem Jashari

Shpërndaje

Nga Çezare Mala

Në Komunën e Çairit të Shkupit, në Ditën e Mësuesit, për nderë të Heroit tonë Kombëtar u shpalos një pllakë përkujtimore, në shtëpinë e Ismet Shabanit, ku paskësh qëdruar Komandanti Legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.
Me këtë rast u zhvillua një ceremoni tepër e varfër, e padinjitetshme, me shumë lëshime protokolare dhe, pse jo, edhe shumë ofenduese për personalitetin e shenjt çfarë është Adem Jashari. Figura qendrore në këtë manifestim ishte lideri i BDI-së, z. Ali Ahmeti, në krahun e tij të djathtë ishte djali i Komandantit Legjendar, Lulëzim Jashari dhe, në të majtë të z. Ahmetit ishte Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe disa ish-figura politike! Në këtë krah ishte, diku nga fundi edhe luftëtari i celulave të para të Adem Jasharit, profesor Palloshi, kurse para tij ishte Sulejman Rexhepi!!!

Ku ishin figurat e tjera intelektuale e politike shqiptare? Pse mungoi aty një nga finansuesit më të mëdhenj të ushtarëve të Adem Jashari, Menduh Thaçi i PDSH-së! Mbase Ali Ahmeti ka menduar se Menduh Thaçi mund të dënohet për trukim të rezultateve zgjedhore dhe kjo nuk i bën nder Komandantit Legjendar! Po çfarë nderi mund t’i bëjë Sulejman Rexhepi i cili dihet se çfarë qëndrimesh kishte për luftëtarët e UÇK-së, andej e këndej kufirit! A mund të nderohet figura e Heroit Kombëtar, ADEM JASHARI, duke i bërë ftesë në këtë ceremoni edhe njërit nga antishqiptarët më të mëdhenj të kohës në Maqedoni!? Këtu nuk guxon të na paraqitet “francuz” Ali Ahmeti dhe të na genjejë se nuk e paska ditur kush ka qenë Sulejman Rexhepi, i cili publikisht pranon se paska komunikuar me disa nga djemtë më trima të Adem Jasharit, që u tradhëtuan në rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë! Se nga e mori vesh Sulejman Rexhepi se ata trima të kombit ishin në Kumanovë, kjo edhe më tej mbetet “enigmë!!!

Ali Ahmeti ishte luftëtar i Adem Jasharit, kurse Sulejman Rexhepi e konsideron si “luftëtar” të ideologjisë bolshevike ruse që i dhanë shpirt “marksizëm-leninizmit”! Kjo i bie që në grupin e vetë Adem Jashari paska pasur ithtarë të ieologjisë ruse.

Ali Ahmeti nuk guxon të thotë se nuk e ka ditur që Sulejman Rexhepi, në kohën kur te Adem Jashari ngjizej ideja për ta luftuar serbin, Sulejman Rexhepi mbante ligjerata fetare kundër “seperatistëve dhe shovenistëve” shqiptarë që po ia prishin rehatinë serbit!

Ali Ahmeti nuk guxon që të thotë se, nuk i ka lexuar memoaret e Sulejman Rexhepit, nuk guxon të thotë se Sulejman Rexhepi nuk ka punuar në policinë jugosllave, në sektorin e dhënies së pasaportave për qytetarët e huaj; Ali Ahmeti nuk guxon të thotë se nuk i paska rënë në duar dosja policore e Sulejman Rexhepit me nofkën “Zharko”!

Ali Ahmeti nuk guxon të thotë se nuk e paska ditur që gjatë kohës sa ka luftuar ai për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi i ka quajtur banditë dhe bashkë me familjen e vet ka ikur në Ulqin!

Ali Ahmeti nuk guxon të mohojë se vetë ai ka intervenuar deri te ministrat e vetë përkatës që të bllokojnë çfarëdo lënde të ngritur kundër Sulejman Rexhepit para organeve të drejtësisë, sepse, ja që prej tij e ka të kontrabanduar një grusht votash, krim ky edhe më i t’merrshëm se ai i Menduh Thaçit i cili paskësh trukuar rezultate zgjedhore”!

Ali Ahmeti nuk guxon të mohojë të vërtetën kur ai bashkë me Adem Jasharin dhe me shoket po e projektonte luftën çlirimtare dhe dëbimin e Serbise nga Kosova, në Maqedon, një grusht të rinjes bashkë me Vlatko Gjorçevin kërkonin “dhoma gasi” për shqiptarët që i llogarisnin si “sallatë për t’u ngrënë”! Për Sulejman Rexhepin Ali Ahmeti është i pa fe dhe marksist-leninist, kurse Vllatko Gjorçevi është politikan që funksionon në përputhje me normat islame!!!

Ali Ahmeti e di që Sulejman Rexhepi është nëna e korrupsionit, nëna e skandaleve, nëna e aferave që e njollosin çdo shqiptar e mysliman, pandaj dhe, lirisht mund të thuhet se sot, me këtë gafë protokolare, strukturat e caktuara të BDI-së, më në krye Ali Ahmetin, ia kanë borxh një të falur publike Lulëzim Jasharit, Babait të Kosovës së Pavarur, Adem Jasharit dhe, të gjithë të pranishmëve të tjerë të respektuar, sepse aktet që ngrisin lartë vlerat tona kombëtare nuk mund të çmohen me persona të pafytyrë, të cilët, në të gjallë të Adem Jasharit, luftoheshin njëjtë si okupatorët.
Pyetja është çka i lidhë këta mes vete?

Loading...