Aloe Vera për lëkurë më të shëndetshme

Shpërndaje

Aloe Vera njihet tashmë për vlerat e saj për shëndetin e organizmit. Tek vetitë e saj përfshihen dhe përmirësimi dhe parandalimi i problemeve me shëndetin e lëkurës.

Ushqen dhe hidraton lëkurën, eliminon aknet si dhe pastron poret dhe largon qelizat e vdekura.

Për lëkurë të thatë
Xheli i aloes verës ka veti shëruese dhe hidratuese prandaj është dhe ideal për lëkurat e thata. Ajo i mundëson këtyre tipe lëkurash ushqimin e nevojshëm. Mund ta përdorni xhelin e saj duke e vendosur direkt në lëkurë.

Pastrues i lëkurës
Pastrimi i lëkurës së fytyrës nga papastërtitë dhe qelizat e vdekura është një nga hapat kryesorë të një lëkurë të shëndetshme. Provoni të përzieni xhelin e aloes me pak sheqer dhe të fërkoni lëkurën e fytyrës kur e lani në darkë. Në saj të veçorive shëruese aloe vera parandalon dhe acarimin e lëkurës si dhe hidratimin e saj.

Përdoreni si një krem ushqyes
Lëreni aloe verën të bëj magjinë e saj gjatë kohës që ju flini. Lyeni fytyrën, qafën dhe duart me xhelin e aloes para se të flini. Kjo bimë nuk ka përmbajtje vajore dhe është delikate me lëkurën teksa depërton shtresat e saj. Kështu mundëson një hidratim rrënjësor të lëkurës duke e lënë atë të butë dhe të shkëlqyeshme.

Qetëson aknet
Aloe vera ka veti antibakteriale, anti inflamatore dhe anti alergjike. Këto bashkuar me vlerat e larta ushqyese bën të mundur eliminimin e shenjave dhe akneve.

Loading...