Deklarata e Ronaldos pas natës magjike në Turino

Shpërndaje

Juventusi arriti ta përmbysë rezultatin nga ndeshja e parë më Atl.Madridin, duke fituar më rezultat 3-0 në duelin e zhvilluar në “Allizan Stadium” në Turino, shkruan Gazeta inFokus.

Portugezi, Cristiano Ronaldo, ishte heroi i Zonjës së Vjetër duke realizuar tre gola për t’ia siguruar çerekfinalen Juventusit.

Pas ndeshjes këto ishin fjalët e yllit botëror:

“Duhej të ishte një mbrëmje e veçantë dhe ashtu ka qenë, jo vetëm për golat, por edhe për skuadrën. Ky është mentaliteti i duhur për Champions League. Është një arsye për t’u ndier krenarë”.

“Unë bëj pjesën time dhe jam shumë i kënaqur, ka qenë një mbrëmje magjike. Atletico është një skuadër shumë e komplikuar, por edhe jemi një skuadër e fortë dhe e kemi treguar”.

“Në finale? Jo, është akoma herët për të folur për këtë”.

Cristiano Ronaldo ka kompletuar tetë hetrike në Ligën më të fortë në botë.

Loading...