Detaji tronditës nga ekzekutimi i avokatit në qendër të Elbasanit, ja çfarë bëri autori para se ta qëllonte

Shpërndaje

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e avokatit Ravik Gurra në qendër të Elbasanit mbrëmjen e së premtes.

Mësohet se autori i maskuar me një kapele ka përdorur një pistoletë me silenciator. Fillimisht ai e ka përshëndetur avokatin me dorë përpara se ta qëllonte.

Ky moment është fiksuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku ndodhi ngjarja. Mirëpo ende policia nuk ka arritur ta indentifikojë autorin, i cili pasi kreu vrasjen u largua menjëherë nga vendgjarja.

Gurra ishte avokat i fisit Çapja si dhe Emiljano Shullazit.

Dyshohet se 50 vjeçari është vrarë për shkak të detyrës së tij si mbrojtës i ligjit, ndërsa jetonte mes Elbasanit dhe Anglisë pasi ishte nënshtetas britanik.

Krimi i rëndë ka ndodhur në një lokal pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, në kohën kur viktima ka qenë i shoqëruar nga disa kolegë të tijë për të parë ndeshjen Shqipëri-Turqi.

Loading...