Kuvendi Qendror i Lëvizjes Besa zyrtarizoi mbështetjen e kandidaturës për kandidatin Blerim Reka

Shpërndaje

Siç njoftojnë nga Lëvizja Besa, Kuvendi Qendror i Lëvizjes BESA zyrtarizoi qëndrimin e partisë për të mbështetur kandidaturën e profesorit Blerim Reka në garën e zgjedhjeve Presidenciale që do mbahen më 21 prill të këtij viti.

“Njëherit, Kuvendi Qendror zgjodh edhe përbërjen e Shtabit Zgjedhor me në krye nënkryetarin e partisë Kastriot Rexhepi”, thonë nga Lëvizja Besa, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se Kuvendi Qendror i partisë së tyre mori vendim për të vendosur të gjitha resurset partiake në shërbim të kandidatit për president, profesorit Belerim Reka.

Loading...