Muhamedi: Pse në takimin e liderëve nuk ka shqiptarë, kush çfarë loje luan?

Shpërndaje

Takimi i liderëve Zaev – Mickoski që po mbahet sonte pa praninë e partive shqiptare e në të cilin takim do të diskutohet mbi zgjedhjet presidenciale, reformat, PSP, nuk dihet pse nuk ka përfshirë edhe partitë shqiptare?

Analisti politik Nijazi Muhamedi në këtë drejtim sheh lëshim shumë serioz sepse në takim do të diskutohet mbi interesat shtetërore.

“Nuk është mirë që në këtë takim që po realizohet tet-a-tet vetëm me liderin e VMRO-së mund të thuhet se është një lëshim shumë serioz mes dy palëve pasiqë lideri i opozitës pranon takim pa praninë e të tjerëve që të bisedohet për interesin shtetërorë por edhe ai që fton këtë takim duke injoruar faktorin politik shqiptarë. Pasojat nga ky takim do të ndihen në të ardhmen që do jetë edhe pengesë për planet e Zaevit që të kordinojë edhe proceset politike ku do të kërkohet koncenzualitet në nivel të gjerë”, deklaron kështu Muhamedi.

Loading...