Plas debati në emision/ Përplasje e fortë mes Bardhit dhe Pezës, ish-deputeti i zbulon ‘live’ pasurinë Blendi Fevziut (Video)

Shpërndaje

Pasi sekretari ligjor i PD-së Gazment Bardhi i ka përmendur pasurinë prej 1 milion euro ish-deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza janë nxehur edhe gjakrat në studio

Peza i ka thënë Bardhit se duhet t’i kërkojë falje pasi gjykata e ka shpallur të pafajshëm lidhur me akuzat për pasurinë.

Por debati s’është ndalur me kaq, teksa Peza ka përmendur edhe pasurinë që sipas tij zotëron moderatori i emisionit, Blendi Fevziu. Sipas Pezës Fevziu ka 10 milion euro pasuri, “dhe s’i thotë gjë njeri”, ndërsa përmendi edhe vilën e gazetarit Armand Shkullaku, që sipas tij kushton plot 1 milion euro.

Debati:

Bardhi: Edi Rama me një vendim vjedh 200 milion euro te Teatri

Peza: Për kë 200 milion për Rrugën e Kombit?

Bardhi: Jo për 1 milionshin tënd

Peza: Këtu s’të lejoj, mos kujto se ajo të bën politikan. Je je dhurist. Një sekondë. Unë i kam të justifikuara. Vendimet e gjykatave kanë shpallur të pafajshëm edhe me krime më të rënda se ty

Bardhi: Mos kujto se…

Bardhi: Më lejo të mbaroj…

Peza: Kërko falje sepse jam shpallur i pafajshëm

Bardhi: Shumë mirë, bravo

Peza: Kërko falje

Bardhi: Të gjithë politikanët e korruptuar shpallur të pafajshëm

Peza: Më përfundon duke më akuzuar mua të kem turp pse jam i pafajshëm

Bardhi: Do mbani përgjegjësi të gjithë nga Edi Rama edhe ti

Peza: Tenton të më bësh mua me faj, kam dalë i pafajshëm

Bardhi: Ti mos u shqetëso, tik-taku është për çdo shqiptar që ka grabitur.

Peza: Pasuria ime është shtuar 0 lekë nga momenti që kam hyrë në politike. Fevziu ka 10 milion euro pasuri dhe s’ja përmend njeri

Fevziu: Si si si, ku i kam 10 milion euro unë?

Peza: Armand Shkullaku ka vilën 1 milion euro aty dhe s’i thotë gjë njeri

Fevziu: Peza fjala jote në vesh të perëndisë, ishalla bëhemi me këtë pasuri se nuk i kam.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Loading...