Pse kur takohen Liderët Maqedonas askush nuk reagon?

Shpërndaje

Maqedonia tani më edhe Veriore asgjë nuk ka ndryshuar,avazi i vjetër i sjelljes ndaj shqiptarëve vazhdonë të mbetet i njejtë.
Kjo dukuri u vërtetua dhe me takimin e mbrëmshëm të liderve të partive maqedonase,që na bënë të kuptojmë se shteti është vetëm i atyre,ne jemi vetëm numra dhe s’kemi të drejt të përzihemi në punë të shtetit.
Kjo mënyre e funksionimit në fakt i ka çirrur maskën Zaevit sepse Mickovski dhe Vmro e bëjnë hapur këtë,njëkohsisht hedhë posht edhe idenë e Zaevit ,,një shoqëri për të gjithë”

Po kur takohen shqiptarët?

Por kur takohen shqiptarët veçmas,siç ishte rasti me takimin e tryezës së partive parlamentare shqiptare,atëher kjo është problem,reagimet janë shum të ashpra nga pala maqedonase,madje organizohen edhe fushata nacionaliste të përcjellura edhe me protesta.

Pse ndodhë kështu?

Në rastin e parë mundë të konkludojmë se maqedonasit,me pa të drejtë kanë frigën se shqiptarët mund t’ua rrëmbejnë shtetin. Por realisht kjo buron nga një nacionalizëm i tepruar dhe nga mungesa e patriotizmit të mirfillt shtetrorë.
Tradicionalisht partit maqedonase, si Lsdm edhe Vmro,me pak dallim kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë të njejtën qasje ndaj shqiptarëve,ç’doher i kanë parë shqiptarët si resurse që mundë të eksploatohen në interes të forcimit të shtetit unitarë.

Si njëra si tjetra kanë përdor ,,integrimin” si taktikë dhe dinakëri për të fshehur urrejtjen n’daj shqiptarëve dhe për tu treguar demokrat para botës demokratike,por në esencë asgjë s’kan ndryshuar.

Cili është mësimi që duhet marrë?

Ky është një rastë që duhet ti kthjellojë shqiptarët që kanë rënë në kurthin e ,,shoqërisë për të gjithë”
I vetmi sukses politik i Kryeministrit Zaev që është zgjidhja e çështjes së emrit u arritë duke përdorë shqiptarët si ,,gogol” për të friksuar maqedonasit që të pranojnë marrveshjen.
Falja e kriminelve të regjimit Gruevski është dëshmi e mjaftueshme se Lsdm dhe Vmro gjatë gjithë kohës kanë qenë të kordinuara,gjithçka tjetër ka qenë një tetatër politikë i mirë luajtur,kurse faktori politikë shqiptarë në pushtet BDI-ja gjatë gjithë kohën është përdorur her nga njëra e her nga tjetra për të ruajtur qetsinë ndëretnike dhe është përdorur kundrejtë faktorit ndërkombtarë për të arsyetuar veprimet diskriminuese ndaj shqiptarëve duke pas për argument pjesmarrjen e shqiptarëve në pushtet.

Ç’ka më tutje?

Domosdoshmërisht shqiptarët duhet ta bëjnë ndryshimin,por Lsdm asnjëher nuk ka qenë dhe nuk do të jet zgjidhje.
Shqiptarët duhet të ju kthehen partive dhe kërkesave të tyre etnike deri në arritjen e barazisë së plotë,pastaj ,,shoqëria dhe shteti i barabartë për të gjithë” do të vijë vetvetiu.
Zgjidhja e vetme do të ishte një qeverisje ndryshe nga ajo që kemi parë dy dekadat e fundit dhe një elitë politike me qasje vërtet pro-evropjane që për qëllim do të ken rendin dhe ligjin,sundimin e së drejtës dhe luftën e pa-kompromis kundër krimit dhe korrupsionit.

Loading...