REMI dhe ROMULI i Maqedonisë Veriore

Shpërndaje

Shkruan: Prof.Arburim Iseni

Sot, kur shoqëria jonë po vuan shumë si nga aspekti socio-ekonomik poashtu edhe nga aspekti intelektual, po na përsëritet shpesh edhe gabimi i njejtë i cili është i paprecedentë dhe i njejti nuk falet. Ky gabim ndonëse me shumë konsekuenca, kryesisht burimin e vet e ka te mosinteresimi i inteligjencisë shqiptare këtu në Maqedoninë e Veriut për të mos u kyçur në vendimet kruciale kur bëhet fjalë për të ardhmen e shoqërisë autoktone shqiptare dhe sigurisë së qytetarëve. Vendimmarrësit tonë në qeverinë aktuale, ndonëse pa takat për të bërë politikë për të mirën e shqiptarëve, edhe më keq po vazhdojnë së lejuari që padroni i tyre tu tregoj se ju ende nuk mund të keni aftësinë për të udhëhequr me shtetin.

Për të qenë ironia edhe më e madhe, ne gjithëherë po pranojmë ate se çfarë na servohet, bile edhe pa e pasur mundësinë edhe të debatojmë për të mundur të arrijmë deri te një zgjidhje e përbashkët, e balancuar. Duke e parë këtë që po ndodh, rinia jonë çdo ditë po braktis vendin për të siguruar një mirëqenie më të mirë sociale dhe për t’iu siguruar pasardhësve të tyre një të ardhme më të mirë dhe një jetë më të sigurt. Nga titulli i këtij vështrimi, ky i dyti po tenton që vendin ta shëndërroj në një monarki, gjegjësisht në një Regnum Macedonium, ku Maqedonasit të jenë sundimtarët, kurse shqiptarët dhe të tjerët të nënshtruarit.

Nëse vërtetë ky e ka këtë qëllim, atëherë mund të përsëritet miti por me një verzion ndryshe dhe ‘vëllau i tij binjak’ po të deshiroj mund të përdor fuqinë politike dhe imunitetin e marrur nga një pjesë më e madhe e popullit shqiptar për ta vënë në siklet, mirëpo nga ana tjetër po shihet qartë se interesat grupore janë shumë më të mëdha se sa ato populiste dhe kombëtare, dhe për këtë arsye unë mendoj se përsëri shoqëria jonë edhe më tej do mbetet në gjendjen e status quos, e kjo nënkupton vuajtje, migrim, servilizëm.

Loading...