A do të jeni president i të gjithëve? Ja si përgjigjen kandidatët

Shpërndaje

Kandidatët për president shprehen të vetëdijshëm se nuk do të mund të zgjidhen për president shteti pa votat e bashkësive të tjera etnike. Siljanovska dhe Pendarovski pa votat e shqiptarëve si dhe Reka pa votat e votuesve maqedonas, edhe përkundër faktit se gjatë fushatës në një far forme kanë hezituar tu bëjnë thirrje bashkësive përkatëse etnike, që të votojnë pro kandidaturave të tyre.

“Unë shpresoj në votat e shqiptareve, jo të votave për të cilat merren vesh partitë politike, por në votat e shqiptarëve. Jam e vetëdijshme se nuk mund të jem presidente vetëm e maqedonasve, por kuptohet edhe e shqiptarëve, turqve, romëve dhe të tjerëve”, deklaroi Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate për presidente.

“Nuk jam me këtë retorikë vetëm në fushatë, do të thotë se nuk i trajtoj shqiptarët as më herët e s tani vetëm si numra apo si votues, por i trajtoj si qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë të drejta individuale, por kuptohet kanë edhe të drejta kolektive dhe kjo duhet të respektohet”, u shpreh Stevo Pendarovski, kandidat për president.

“Jam i vetmi kandidat për president i cili që nga dita e parë, më 1 prill kam hapur faqen dy-gjuhësore në shqip dhe maqedonisht, kjo nuk është rast tek kundër kandidatët e mi . E dyta unë komunikoj maqedonisht me gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nuk është rast me dy kundër kandidatët e mi të cilët asnjëherë nuk komunikojnë shqip me elektoratin shqiptarë”, deklaroi Blerim Reka, kandidat për president./ALSAT/

Loading...