Aliti: Daut para se të vizitosh Dukën, vizito burgun e ‘famshëm’ të ish ushtarëve të UÇK-së

Shpërndaje

Shkruan Lulzim Aliti

Daut Haradinaj para se të vizitosh Dukën vizito Idrizovën ku shokët e gjeneralët e luftës që ti krenoheshe dikur me ta partia amë e Dukës i montoi dhe futi në burg!!!

Daut ende pa e përkrahur politikisht asnjë subjekt politik bëje një përshëndetje për ata që me kushtetutë e detyruan shefin e Dukës ta njohe Republikën e Kosovës.

Daut ende pa e shtru darkën e shtrejt dhe aspak solide pyeti bashkëluftëtarët e tu se si i quan Duka dhe Aliu?

Daut pyet kush ti vrau Komandantët e UÇK-së pas luftës së 2001?

Daut pyete Aliun pse kur ai vjen në R.Kosovës kërkon nga ju ti siguroni masa të rrepta të sigurisë vallë pse kur R.Kosovës është e banuar me 95% shqiptar?

Daut para se të arrish te Aliu ec e vizito varrezat e dëshmorëve në Sllupçan !!!

Shko në Komunën e Likovës shihe se në çfar gjendje e ka lënë Aliu me Sadullën shife si e kanë katandisur Komunën e cila dikur ishte çerdhe e UÇK-së!!!

Daut ku e ke:
Harun Aliun
Komandant Telin
Komandant Naton
Komandant Begun
Gjeneral Sokolin
Komandant Malisheven
Komandant Shqiponjën

E shumë epror që ti ke luftuar krah për krah me ta pyete Aliun ku ti varrosi shokët?

Loading...